Afati zyrtar i përfundimit të votimeve për zgjedhjen e kryetarit të PD ka përfunduar që në orën 19:00, megjithatë në disa degë të PD-së ende vazhdohet të votohet.
Këto janë momentet e fundit të procesit të votimit, i cili është mbyllur në pjesën më të madhe të degëve dhe kutitë e votimit janë nisur drejt Tiranës.
Procesi i numërimit të votave nuk do të nisë, pa mbërritur të gjitha kutitë në Tiranë, në selinë qendrore të Partisë Demokratike.
Ndërkohë që në Shkodër ende vazhdohet të votohet, mendohet se numërimi i votave do të nisë në mesnatë dhe do të vazhdojë deri në orët e para të mëngjesit.
Sakaq kujtojmë se deri në orën 18.00 kanë votuar 49.879 anëtarë:
1-Shkodër, votuan 3878 votues, nga 8777 anëtarë
2-Lezhë, votuan 3580 votues, nga 5820 anëtarë
3-Kukës, votuan 1508 votues, nga 5105 anëtarë
4-Dibër, votuan 2980 votues, nga 5570 anëtarë
5-Durrës, votuan 2767 votues, nga 7966 anëtarë
6-Tiranë, votuan 16142 votues, nga 30314 anëtarë
7-Elbasan, votuan 3906 votues, nga 6985 anëtarë
8-Korçë, votuan 4957 votues, nga 8140 anëtarë
9-Berat, votuan 1643 votues, nga 4877 anëtarë
10-Fier, votuan 4572 votues, nga 11718 anëtarë
11-Vlorë, votuan 1842 votues, nga 5093 anëtarë
12-Gjirokastër, votuan 2103 votues, nga 3587 anëtarë
Në total, në të 12 qarqet e vendit, deri në orën 18.00, kanë votuar, 49.879 anëtarë, nga 103.952 anëtarë. (D.D/Shuplaka)