03:35 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Shpëtoi gruan, por u mbyt vetë. 34-vjeçarit ia kishte ndaluar doktori të futej në det

20:54 | 22/07/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Shpëtoi gruan, por u mbyt vetë. 34-vjeçarit ia kishte ndaluar doktori të futej në det

Të tjera detaje zbulohen nga ngjarja e rëndë e një dite më parë, që ndodhi në plazhin e Velipojës, ku një 34- vjeçar nga Kosova humbi jetën, pasi u fut të shpëtonte gruan e tij e cila rrezikonte të mbytej në det.

Feriz Hasani, 34 vjeç, banues në Prishtinë, ka humbur jetën në tentativë për të shpëtuar bashkëshorten e tij. Mirëpo ai vuante nga kriza epileptike dhe nuk e kishte të këshillueshme që të futej në ujë për t’u larë, por edhe pse e dinte këtë, ai vendosi të rrezikonte për të shpëtuar bashkëshorten e tij.

Gruaja e Hasanit është futur në ujë për t’u larë, por teksa ka qenë duke notuar ka pasur një vështirësi dhe ka rrezikuar të mbytet. Bashkëshorti i saj ka arritur që ta dallojë nga larg dhe me shpejtësi ka notuar drejt saj për ta shpëtuar. Feriz Hasani ka mbërritur në kohë për të shpëtuar të shoqen, e cila ka arritur të dalë e gjallë në breg. Mirëpo Ferizi është mbytur. Pasi ka shpëtuar bashkëshorten, ai ka tentuar që të dalë në breg, por edhe për shkak të sëmundjes, ai nuk ia ka dalë dot.

Edhe pse pushuesit e tjerë kanë ndërhyrë për t’i ardhur në ndihmë dhe e kanë dërguar në qendrën shëndetësore të Velipojë, 34- vjeçari ka mbërritur pa jetë në spital. Një tjetër tragjedi kjo e ndodhur në bregdetin shqiptar, për shkak të mungesës së rojes bregdetare. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: detVelipoje
Pas

Zjarri në kodrat e Ibës, Demiraj me urgjencë në terren (FOTO)

Para

Çfarë duhet të dijë një brune para se të ndërrojë ngjyrën e flokëve

Para
Çfarë duhet të dijë një brune para se të ndërrojë ngjyrën e flokëve

Çfarë duhet të dijë një brune para se të ndërrojë ngjyrën e flokëve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Raporti vjetor i KLP, “gropa” në sistem, nga 341 prokurorë vetëm 220 në detyrë

Takimi mes ministrit të Jashtëm turk dhe atij rus, Fidan dhe Lavrov diskutuan për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit

Zjarri shkrumbon 3 ha kullotë në Gjirokastër, rrezikohet një banesë

Konflikti i armatosur me Iranin, një tjetër kompani ajrore anulon fluturimet për në Izrael

IDF godet një avion iranian teksa po furnizohej me karburant në Mashhad

Rusia ia kthen Ukrainës trupat e edhe 1.200 të vrarëve, teksa luftimet vazhdojnë

Aksident në aksin Korçë-Kapshticë, përplasen dy makina, dyshohet për të plagosur

E rëndë në Dhërmi/ Goditet nga helika e skafit në plazhin e Gjipesë, plagoset turisti gjerman

Sulmet izraelite në Iran! Thellohet bilanci, shkon në 128 numri i të vdekurve dhe 900 i të plagosurve

“Unë arrita të ndaloj luftën Kosovë-Serbi dhe Indi-Pakistan”, Trump: Irani dhe Izraeli do të bëjnë marrëveshje, së shpejti do të kemi paqe!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.