Katër banesa janë djegur natën e mbrëmshme në Korçë, konkretisht në fshatin Shqeqeras. Fatmirësisht nga flakët nuk ka pasur njerëz të lënduar por vetëm dëme të shumta material.
Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit por policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Zjarri ka rënë në hyrjet ku ka patur dengje me kashtë, duke lënë katër familje pa çati. (B.H/Shuplaka)