Pasi Basha u rizgjodh sërish në krye të PD-së ka ardhur dorëheqja e parë nga kryesia e Partisë Demokratike.
Tomorr Alizoti ka dhënë dorëheqja detyra e drejtorit të departamentit të ish të përndjekurve. Alizoti bën përgjegjës kryesor Bashën për gjendjen e krijuar në PD dhe thotë se dorëheqja e tij ishte një akt i nevojshëm moral.
Ai shkruan se mbetet një mbështetës i PD-së.
“Ne perfundim te votimit te anetaresise se PD per kryetarin e saj jap sot doreheqjen time nga detyra e drejtorit te departamentit te ish te perndjekurve dhe nga ajo e anetarit te kryesise. Une, pas humbjes dramatike te PD-se mbrojta qendrimin se z Lulzim Basha ishte pergjegjes kryesor per kete humbje dhe duhej te dorehiqej ne menyre qe partia te niste nje proces reflektimi dhe ringritjeje. Doreheqja do te ishte nje akt demokratik i nevojshem dhe nje pranim i vertete i pergjegjesive. Vetem keshtu ne do te kishim mundesine e ndertimit te nje fryme dhe force te vertete opozitare. Z Basha zgjodhi nje qasje tjeter duke iu imponuar normave perendimore dhe duke u rizgjedhur, kesisoj une si akt qytetar dhe fisnik po zgjedh te dorehiqem. Mbetem nje mbeshtetes i paepur i PD dhe i te djathtes dhe shpresoj qe ajo shume shpejt te zere vendin qe meriton. Mirenjohje te thelle per te gjithe mbeshtetesit”, shkruan Alizoti. (B.H/Shuplaka)