Temperaturat e larta, prej disa ditësh janë prezente në vendin tonë. Të shumta janë mënyrat për t’u freskuar në një kohë kur termometri ka shkuar rreth 40 gradë.
Por, më e mira është që të shkoni në det, jo vetëm për t’u freskuar, por edh për të marrë vlerat e jashtëzakonshme të ujit.
Njihuni me ato çka sjell uji i detit për trupin tuaj:
Për forcim të organizmit
Uji i detit pastron lëkurën dhe rrugët e frymëmarrjes, forcon mekanizmat mbrojtës, u bën masazh muskujve dhe u kthen fortësinë. Njëkohësisht uji ndikon pozitivisht për hundën dhe fytin.
Gjatë qëndrimit në det ekspertët këshillojnë që çdo ditë të ndani së paku 20 minuta për shëtitje përgjatë bregut të detit, sipas mundësisë në orët e hershme të mëngjesit apo para perëndimit të diellit. Në ajrin që thithni, gjenden grimca të vogla të ujit të detit, të cilat pastrojnë rrugët e frymëmarrjes
Mos bëni dush menjëherë pas plazhit
Nëse keni fat që pushimet t’i kaloni në një vend të vogël apo periferik në bregdet, ku uji dhe ajri nuk janë të ndotur, pasi që të dilni nga uji, mos vraponi menjëherë të shkoni nën dush me ujë të ëmbël.
Prisni që të thaheni në diell: kripërat minerale nga uji i detit dezinfektojnë, pastrojnë dhe forcojnë lëkurën tuaj, ndërkaq puçrat dhe aknet pas disa ditësh do të zhduken.
Ushtrimet në ujë
Është interesante që një ushtrim në det ka të njëjtin efekt sa 12 stërvitje në çdo vend jashtë ujit. Uji i detit ndikon në të njëjtën mënyrë si të jeni në palestër, sepse krijon rezistencë dhe angazhon maksimalisht muskujt.
Nëse dëshironi që të eliminoni celulitin, notimi për çdo ditë apo ecja në ujë të thellë deri te gjoksi, së paku 40 minuta (20 minuta në mëngjes dhe 20 minuta në mbrëmje), do të ishte ideale.
(S.SH/Shuplaka)