06:24 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kuksiani përleshet me ariun: Mu afrua pas shpine, më dha zoti forcë

23:21 | 23/07/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kuksiani përleshet me ariun: Mu afrua pas shpine, më dha zoti forcë

Një 45-vjeçar nga qyteti i Kukësit ka rënë pre e nje sulmi nga një ari, ku ka mbetur i plagosur në gjymtyrët e sipërme.

Fasil Karaxha, babai i 5-fëmijëve në një rrëfim për “Channel One,” ka thënë  se ka përjetuar moment vërtetë të frikshme, por falë ndihmës që i ka dhënë qeni i tufës së bagëtive, ai ka arritur të mbijetojë.

Ngjarja ka ndodhur rreth mesditës së një dite më parë, arusha e ka ndjekur nga pas, duke bërë që ai të ndeshet me të.

“Unë kam qenë në bjeshkën e fshatit, duke kullotur tufën time të bagëtive. Ne e dinim që arusha apo ariu mund të na bënte dëme në blegtori, por që të na ngacmonte edhe ne, jo. Në bjeshkën tonë bari është shumë i madh dhe kur e pashë në fillim mu duk e vogël, por kur mu afrua pas shpine u tremba shumë. Fatmirësisht isha me qenin e tufës së deleve dhe ai më ndihmoi shumë. U ndeshëm, pasi e kapa nga veshët dhe e vura poshtë, por ishte shumë e madhe dhe falë ndërhyrjes së qenit mu largua. Më ka goditur në dorën e djathtë dhe kam pasur shumë gjakderdhje. Menjëherë kam njoftuar infermierin dhe kam përfunduar në spital. E them me bindje se, kafshët e egra janë shtuar, pasi edhe moratorium i gjuetisë ka ndikuar për shtimin e tyre. Kam përjetuar një frikë të paparë,”, u shprehur Karaxha.

(S.SH/Shuplaka)

 

 

Pas

Në urgjencën e Elbasanit ikin dritat, 10 fëmijë qajnë të tmerruar (VIDEO)

Para

Tragjedi në plazh, nëna shqiptare dhe dy fëmijët e saj shpëtohen nga mbytja

Para
Tragjedi në plazh, nëna shqiptare dhe dy fëmijët e saj shpëtohen nga mbytja

Tragjedi në plazh, nëna shqiptare dhe dy fëmijët e saj shpëtohen nga mbytja

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Guterres dënon sulmin me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës, bën thirrje për armëpushim

Presidentja Osmani pret në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster

Trump dërgon ndihma emergjente në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese

Melania Trump shpreh ngushëllimet për të prekurit nga përmbytjet: Zemra ime është me ju!

Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas shkon në 27, përfshirë 9 fëmijë

Përfundon seanca maratonë për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në burg 2 drejtuesit

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

Përplasen 2 automjete në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur

Haxhimali: Ndërhyrja strategji e menduar, nuk preferoj kryemistër komunal

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.