Dy autobuzë janë përplasur para pak kohësh në Tiranë tek Pallati i Sportit Asllan Rusi.
Sipas dëshmitarëve autobuzi i linjës së Yzberishtit është përplasur me atë të Tiranës së Re.
Shkak i përplasjes është bërë një automjet tip “Fuoristradë” ë cila i preu rrugën shoferit të autobusit të Tiranës së Re dhe pasi frenoi goditi autobusin e linjës së Yzberishtit i cili ndodhej pas tij dhe po udhëtonte me shpejtësi.
Nga raportimet bëhet e ditur se kanë mbetur të plagosur lehtë 3 persona që udhëtonin në autobusin e Unazës së Re. Pasqyra e përparme e autobusit të Yzberishtit hyri në pjesën e pasme të autobusit të Unazës së re duke goditur pas koke një zonjë rreth 50 vjeç e cila mbeti e gjakosur në kokë dhe krahë. (Zonja bjonde e cila duket në video).
Dy personat e tjerë morën plagë në qafë dhe krahë nga krisja e xhamit.
Dëshmitarët thonë që të plagosurit u larguan vetë për në spital. Ndërkohë që ambulanca dhe policia u gjetën në vendngjarje 10 minuta pas aksidentit. JOQ ka publikuar videon. (B.H/Shuplaka)