Dy ditë më parë u zhvilluan zgjedhjet për postin e kryetarit të Partisë Demokratike, ku fitues doli sërish Lulzim Basha. Pavarësisht se procesi është zhvilluar normalisht, kritikët e Bashës ankohen se ky proces ka patur mjaft parregullsi.
Fill dy ditë pas zgjedhjeve, video nga momenti i votimit kanë dalë në qarkullim, ku shihet se si dy anëtarë të Partisë Demokratike kanë votuar dy herë osë tre herë. Videot që përmbajnë logon e “Real TV” janë realizuar në qytetin e Vlorës. Vetë Astrit Patozi, i cili bën pjesë në grupin anti-Basha i ka shpërndarë këto video, për të vërtetuar ato çfarë ai ka thënë deri më tani, se zgjedhjet janë thjesht një farsë.
“Farsa e 22 korrikut me zgjedhjet tona e bën më të fortë nevojën e reflektimit të çdo demokrati për të kuptuar se kriza e Partisë Demokratike, jo vetëm nuk është zgjidhur, për është thelluar akoma më shumë. Ne vijojmë të jemi të bindur se edhe sikur të kishte qenë një proces shumë korrekt në aspektin teknik, ajo nuk do të kishte qenë kurrësesi një garë, sepse mungonin garancitë më minimale që anëtarët e Partisë Demokratike të votonin lirisht për alternativën më të mirë.
Por e keqja është se as konkurrim me Lulzim Bashës dhe Eduard Selamit nuk pati. Pamjet e rënda të personave që votonin nga 2, 3 apo më shumë herë kanë bërë tashmë xhiron e Shqipërisë dhe të botës. Ato janë të mjaftueshme për të treguar se ajo që ndodhi më 22 korrik vetëm me zgjedhjet nuk kishte lidhje. Mbushja e kutive ka qenë një fenomen masiv në çdo qendër votimi, që do të thotë se rezultati i votimit nuk përputhet fare me votën e demokratëve dhe kjo e bën dyfish më të kompromentuar pozicionin e Lulzim Bashës, i cili pretendon se është rikonfirmuar si kryetar i Partisë Demokratike.”, shkruante Patozi vetëm pak orë më parë. (D.D/Shuplaka)
https://www.youtube.com/watch?v=Cza9pRD8udw&feature=youtu.be