Ditën e sotme dy burra, një italian 45 vjeç dhe një shqiptar 43 vjeç janë arrestuar nga karabinierët e Kompanisë se Pomezias në Torvaianica, Romë pasi dyshohen si pronarë të 2 kg hashash dhe 2.5 kg marijuanë.
Gjatë kontrollit rutinë, karabinierët nisur nga lëvizjet e dyshimta kanë kontrolluar makinënë e tyre, ku nuk iu gjetë asgjë.
Më herët karabbinierët kanë vënë re dy burrat teksa kanë parkuar makinën në rrugën Trigoria, ku shqiptari u drejtua me diçka të dyshimtë drejt pyllit.
Ndërkohë më pas karabinierët kanë shkuar në vendin ku panë shqiptarin të futej dhe kanë gjetur 4.5 kg drogë të ndarë në doza, gati për t’u shitur si dhe dy peshore elektronike. Dy burrat janë dërguar në burgun e Regina Coeli në pritje të masës së arrestit.
(S.SH/Shuplaka)