Federata e Futbollit të Maqedonisë mbetet e vendosur që ndeshjen përballë Shqipërisë, e vlefshme për eliminatoret e “Rusi 2018” ta luaj në stadiumin e vogël të Strumicës.
Kritikat që mori nga UEFA pas ndeshjeve të Vardarit në Ligën e Kampioneve kanë detyruar Federatën Maqedonase të Futbollit të bëjë ndërhyrje të menjëhershme në ambientet e impiantit. Që ditën e sotme, mjete të rënda kanë filluar punën në impiant për ta pastruar atë dhe për ta rregulluar në mënyrë që të plotësohen standardet e kërkuara.
Ndërhyrja emergjente bëhet për të evituar dërgimin e Shqipërisë në Shkup, në stadiumin 30 mijë vendesh që pritej të mbushej me shqiptarë, por që Maqerdonasit vendosën ta shmangin zhvillimin e ndeshjes aty dhe ta dërgonin shumë larg nga vendbanimet shqiptare, në Strumicë, në kufi me Bullgarinë, ku përveç se është një stadium mjaft i vogël është dhe shumë larg, e gjitha kjo për të mbajtur larg tifozët shqiptarë. (B.H/Shuplaka)