“A e dini pse nuk nxjerr dot lot? U them se më janë shterur”. Ekhlas, ishte një nga 14 vjeçaret e cila u rrëmbye dhe robërua nga ISIS. Jetoi mes tmerrit dhe egërisisë. Por më në fund ia doli që të arratisej prej andej. Pasojat për të nuk janë të pakta.
Për rreth 6 muaj me rradhë ajo u shfrytëzua si skallve seksi dhe tregon se e kanë përdhunuar çdo ditë.
“Ai më mori në mesin e 150 vajzave. Ai ishte i shëmtuar, si një përbindësh, me flokë të gjata. Isha aq e frikësuar sa që nuk mund ta shikoja. Çdo ditë më përdhunonte. Tentova të vrisja veten”, thotë Ekhlas.
Ajo tregon se gjeti mundësinë që të largohej ndërkohë që padroni i saj ishte duke luftuar. Ekhals shkoi në një kamp refugjatësh dhe më pas udhëtoi drejt Gjermanisë.
Tashmë ajo jeton në një qendër rehabilitimi në Gjermani ku po i nënshtrohet terapisë me psikolog. (J.V/Shuplaka)
https://www.youtube.com/watch?v=UMcfkRSq6RE