Vetëm një ditë më parë Ilir Meta u betua si presidenti i 10 i shqiptarëve. Në ceremoninë e betimit përveç dy vajzave, djalit dhe gruas së tij Monika Kryemadhit morën pjesë edhe dy prindërit e tij.
Rexhep dhe Fiqirete meta janë dy prindërit e Ilir Metës të cilët ishin shumë të emocionuar dje ndërsa i biri i tyre po betohej si presindet i vendit. Ata ishin pjesë e ceremonisë në Presidencë. Të buzëqeshur dhe majft të lumtur ata qëndronin pranë mbesave dhe nipërve të tyre.
Të dy prindërit e presidentit kanë parakaluar duke e takuar uruar përzemërisht të birin e tyre që nga dita e sotme do të mbaj postin më të rëndësishëm në vend. (J.V/Shuplaka)