Talenti shqiptar Dionis Avdiaj me sjelljen e tij joprofesionale po shkatërron karrierën e tij futbollistike. Ai tashmë nuk është talenti nga i cili pritej humë por thjeshtë një problem në skuadër.
Avdiaj është lënë jashtë listës së ekipit që do të udhëtojë drejt Austrisë për fazën përgatitore. Ai ishte pjesë e skuadrës gjatë udhëtimit në Kinë, por nuk ka arritur ta bindë trajnerin që e ka kuptuar sjelljen e gabuar dhe joprofesionale të disa ditëve më parë ku futbollisti është paraqitur me vonesë në stërvitje. Gjithashtu Avdijaj nuk ka bindur as me gjendjen e tij fizike, shkruan “Bild”.
Avdiaj kohë më parë është konsideruar si një ndër talented që pritej të shkëlqente në të ardhmen, klauzola e tij ishte më e madhja që kanë patur futbollistët shqiptar në Europë, rreth 50 milionë euro. (B.H/Shuplaka)