Kryeredaktori Elton Metaj është shprehur se pasi ka provuar transportin publik në Tiranë kjo është një kafshëri e vërtetë. Sipas Metajt shoferi ishte i bindur që transportonte trupa nga mali dhe jo njerez.
“Pas nje kohe te gjate, vendosa ta provoj sherbimin e transportit publik ne Tirane. Shkurt: Kafsheri e vertete. Shoferi ishte i bindur qe transportonte trupa nga mali dhe jo njerez. Shpejtesi, kthesa dhe frenime qe do t’ia kishte zili edhe Hamilton ne “Formula 1″. Nderkohe, temperatura brenda ishte e denje per nje sauna te paparashikueshme. Gjynah te paguash. Edhe po te te paguajne nuk ia vlen…”, shprehet kryeredaktori.
Theksojmë që edhe pse tempereaturat janë të larta shumica mjeteve të transportit publik nuk hapin kondicionerët për shkak se sipas tyre kanë kosto më të lartë.
Mirëpo shumica e qytetarëve i përdorin mjetet e transportit publik pasi jo vetëm për shkak të distancave por edhe për temperaturat e larta që mbizotërojnë në Tiranë këto ditë.
Ndërkohë menjëherë ka reaguar këshilltari i Erion Veliajt, Renato Kalemi i cili shprehet: “Ndjesë për çfarë ka ndodhur. Për pak vjen masa e marrë ndaj linjës dhe shoferit. Flm që e raportove edhe me targë”. (J.V/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2498″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]