Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, priti sot në një takim të veçantë Ministrin e Jashtëm të Republikës së Maqedonisë, zotin Nikola Dimitrov i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë. Presidenti Meta vlerësoi vizitën e Ministrit Dimitrov në Tiranë si shprehje e vullnetit të qeverisë së re të Maqedonisë për të zhvilluar më tej marrëdhëniet mes dy vendeve duke nënvizuar ecurinë e tyre dypalëshe dhe vullnetin që ato të zhvillohen më tej në fushën e bashkëpunimit ekonomik, vecanërisht në atë infrastrukturor dhe energjitik. Presidenti Meta përshëndeti përpjekjet e qeverisë së re të Maqedonisë për vijimin e reformave të rëndësishme demokratike dhe angazhimin e saj për stabilitetin politik e përmirësimin e klimës së bashkëpunimit ndëretnik dhe nërqytetar. Ai përshëndeti vullnetin qeverisë maqedone për miratimin e “Ligjit për përdorimin e gjuhëve” në mënyrë të vecantë atë të gjuhës shqipe, si një hap të rëndësishëm për adresimin e plotë e pa vonesa të Marrëveshjes së Ohrit. Presidenti Meta nënvizoi rëndësinë e antarësimit të Maqedonisë në NATO si një hap që forcon sigurinë dhe stabilitetin e saj dhe të rajonit duke siguruar mbështetjen e Shqipërisë për këtë proces të rendësishëm. Kreu i Shtetit vlerësoi rolin dhe kontributin e faktorit shqiptar për stabilitetitn dhe integritetin e Maqedonisë dhe angazhimin aktiv të aktorëve politikë shqiptarë në drejtim të përmirësimit të klimës dhe harmonisë ndëretknike në Maqedoni. Presidenti Meta vlerësoi rolin e pakicës maqedone në Shqipëri duke e konsideruar atë si një urë lidhëse të rëndësishme mes dy vendeve dhe duke nënvizuar se Shqipëria mbetet e përkushtuar për respektimin e pakicave etnike në Shqipëri në respekt të plotë edhe të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Gjithashtu, Presidenti Meta shprehu falënderimet për urimin e marrë nga Presidenti Ivanov dhe i kërkoi Ministrit Dimitrov përcjelljen e përshëndetjeve të tij të përzemërta për homologun e tij maqedon.
(B.H/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2501″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_thumbnails” override_thumbnail_settings=”0″ thumbnail_width=”240″ thumbnail_height=”160″ thumbnail_crop=”1″ images_per_page=”20″ number_of_columns=”0″ ajax_pagination=”1″ show_all_in_lightbox=”0″ use_imagebrowser_effect=”1″ show_slideshow_link=”1″ slideshow_link_text=”[Show slideshow]” order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]