Vijojnë tensionet mes Turqisë dhe Gjermanisë. Pas arrestimit të aktivistit gjerman për të drejtat e njeriut, Peter Steudtner, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan kritikoi ashpër Gjermaninë dhe e denoncoi atë duke e quajtur “agjent”.
Presidenti Erdogan parajmëroi Gjermaninë gjatë një fjalimi që ai mbajti në Parlament, se Turqia nuk do të tregonte respekt ndaj saj.
Kujtojmë se Steudtner u arrestua më 5 korrik, nga autoritetet turke së bashku me nëntë aktivistë të të drejtave të njeriut, përfshirë Idil Eser, drejtoreshën e “Amnesty International” në Turqi, Ali Gharavi në Suedi dhe Peter Steudtner në Gjermani, gjatë një konference mbi sigurinë dixhitale, zhvilluar në Stamboll.
Në fakt, Gjermania ka qenë midis vendeve evropiane e cila vendosi masa për ndalimin e mitingjeve të organizuara nga politikanët turq në tokën gjermane. Aktualisht, Turqia po mban në paraburgim dy gazetarë gjermanë.
Erdogan, këmbëngul se vendet perëndimore nuk mund të kërcënojnë Turqinë ose të kërkojnë të imponojnë vullnetin e tyre në vend.
Një tjetër konflikt mes dy vendeve ka të bëjë me se Turqia ka hetuar rreth 700 kompani gjermane, të dyshuara për mbështetjen e terrorizmit. Kështu deklaroi Gjermania këtë javë.
Mirëpo Turqia deklaroi se lista e kompanive gjermane nën hetim ishte rezultat i një gabimi komunikimi dhe presidenti Erdogan i cilësoi raportimet lidhur me këtë çështje si “të pavërteta”. (D.D/Shuplaka)