Pasi krytari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përmendi Xhelal Mziu dhe rastin e Bashkisë së Kamzës në lidhje me ujin e pijshëm.
“Ne duhet t’u themi qytetarëve që nuk do zgjedhim të ecim me këtë ritëm breshke për 45 vjet, por të kemi guxim dhe të sigurojmë ujin e pijshëm për 2 vjet. Unë ju ftoj të kemi të paktën guximin e Xhelalit, që fiton 53 lekë pa bërë asnjë punë. Po flasim për rritje 20 lekë, më pak se një gazetë. Sepse është minimuni 30 lekë dhe maksimumi 50 lekë. Sot po lyp Bashkia e Tiranës për atë 20 lekësh. Ka nxjerrë dorën dhe po lyp për këtë 20 lekësh. Në momentin që kalojmë këtë BERZH na sjell para. Një burim që do shtohet është në Gurin e Bardhë në Burrel. Ky do jetë burimi i parë që do na shtohet që nga koha e xhaxhit”, deklaroi kryebashkiaku.
Kreu i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu i është përgjigjur kryebashkiakut të Tiranës, ku thotë se ai gënjen dhe se në Kamëz uji kushton 1 mijë lekë për çdo familje.
REAGIMI:
Veliaj gënjen, po tenton të fshehë aferën e radhës, në Kamëz një familje paguan 1000 lekë ujë
Erion Veliaj gënjen në mënyrë të paturpshme për Bashkinë Kamëz teksa mundohet të justifikojë ngritjen e çmimit të ujit në Tiranë.
I gjendur ngushtë përballë presionit qytetar dhe këshilltarëve bashkiakë, Veliaj po tenton të fshehë ndonjë aferë të tij teksa mundohet dhe rreket të justifikojë se edhe në Kamëz paguhet shtrenjtë uji. Nuk është aspak e vërtetë; në territorin e Bashkisë Kamëz një familje faturohet me 1000 lekë ujë kur Bashkia e blen 4-fish më shtrenjtë ujin nga UKT, duke qenë se Bashkia Tiranë e prodhon vetë.
Ndërsa në Kamëz po zbatohet projekti për furnizimin me ujë 24 orë dhe ka mbaruar faza e parë, në Tiranë qytetarët përballen me mungesën e furnizimit me ujë, kur për vitin e kaluar UKT rezultoi me 5 milionë euro fitim.
Pyetja që i shtrojmë Veliajt është: Përse kryeqyteti përballet me mungesën e furnizimit me ujë dhe për çfarë po shpenzohen këto para?!
(S.SH/Shuplaka)