23:18 | 27/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Sot në orën 18:00 mblidhet Këshilli Bashkiak për rritjen e çmimit të ujit në Tiranë, reagimet e këshilltarëve

09:56 | 26/07/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sot në orën 18:00 mblidhet Këshilli Bashkiak për rritjen e çmimit të ujit në Tiranë, reagimet e këshilltarëve

Sot në orën 18:00 do të mblidhet Këshilli Bashkiak për të shqyrtuar rritjen e çmimit të ujit të pijshëm në Tiranë.  Sjellim në vëmendje që çmimi i ujit në Tiranë kërkohet  të rritet  nga bashkia nga 45 lek/ m3 në 65 lekë/m3 për familjarët dhe nga 135 lekë/m3 në 190 lekë/m3 për bizneset. 

Veliaj më parë ka theksuar se kjo rritje do t’i kushtojë xhepave të qytetarëve më pak sesa çmimi i një gazete.  “Ne na duhet të marrim një kredi në rastin e një reforme që do sillte ujë 24 orë. Duhen 220 milion euro, e pamundur të të financojë njeri kur nuk ke të ardhura”, u  shpreh Veliaj.

Kjo kërkesë për rritje nuk është pritur mirë nga anëtarët e Këshillit Bashkiak të LSI-së dhe PD-së. 

Ndërsa Leonard Olli ka theksuar se kjo është një akt abuziv i pastër në vjedhje sërish të qytetarëve të Tiranës dhe nga ana tjetër një megaaferë korruptive,

“Kjo e rritjes së tarifës së ujit të pijshëm që në gjykimin tonë njëzëri u konsiderua si një akt abuziv i pastër në vjedhje sërish të qytetarëve të Tiranës dhe nga ana tjetër një megaaferë korruptive, sikundër është kalimi i fondit prej 60 milionë eurosh për ndërtimin e shkollave me partneritet Publik-Privat”- tha kreu i këshilltareve te PD, Leoard Olli.

Madje një ditë më parë këshillatarët i kërkuan Erion Velijat dëgjesë publike, e cila u zhvilluar mbrëmjen e djeshme. 

Gjatë dëgjesës publike, Anëtarë të LSI në Këshillin Bashkiak të Tiranës kanë denoncuar emra oligarkësh që sipas  tyre vjedhin ujin e pijshëm me anë të lidhjeve të paligjshme.

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Bashkiak, Endrit Braimllari tha se LSI disponon emra konkret të biznesmenëve që vjedhin ujin e pijshëm dhe si rast përmendi deputetin e PS-së Xhemal Qefalia.

“Jemi këtu për të ndjekur hap pas hapi për sa i përket oligarikës, pasi nuk do lejojmë jo vetëm si anëtarë të Këshillit Bashkiak që të rëndohet barra ekonomike e qytetarëve të Tiranës. Kemi kërkuar që të ndërpriten lidhje të paligjshme të olikarisë. Ka lidhje të paligjshëm si rasti i Xhemal Qefalisë, që ka lidhje të paligjshme në bizneset e veta. Ne do bëjmë opozitë parimore, institucionale dhe jemi me këmbë në tokë. Kemi kërkuar diferencim të familjeve në nevojë”, tha Braimllari.

Më tej pas kësaj deklarate ka reaguar deputeti i PS-së, Xhemal Qefalia ndja Elona Gurit. “Elona mashtron dhe gënjen! Po pres ta vërtetojë publikisht. Nëse nuk e vërteton këtë, unë do ta padis për shpifje e disinformim publik! Nëse nuk e vërteton deri nesër, pasnesër e padis për shpifje”, u shpreh Qefalia

Ndërkohë Elona Guri, anëtare e LSI-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, tha se ndër biznesmenët e PS-së që vjedhin ujin është Qefalia, i denoncuar nga qytetarët.  (J.V/Shuplaka)

 

Etiketa: cmimi i ujitErion Veliajkeshilli bashkiak
Pas

Sherri në Borsh, flet njëri prej të plagosurve: Ishte një grup nga Vlora, ata më goditën

Para

Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 21-vjeçarin që vrau babain dhe plagosi nënën në Bathore

Para
Vrau babain dhe plagosi nënën, i riu: Nuk doja të ndodhte

Prokuroria kërkon "arrest me burg" për 21-vjeçarin që vrau babain dhe plagosi nënën në Bathore

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufteIzraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufte

E rëndë në Meksikë/ Gjenden 17 trupa brenda një shtëpie në shtetin më të dhu*shëm të vendit, Guanajuato

Trump i jep goditjen e fundit Harvardit, anulon kontrata federale me vlerë 100 mln dollarë

Marrëveshja me Italinë, anija ushtarake ‘Spica’ niset drejt Shqipërisë me 30 emigrantë

Administrata Trump do të monitorojë rrjetet sociale të studentëve të huaj që kërkojnë viza

Ishte mbështetës i tij, Trump fal ish-sherifin e dënuar për ryshfet

Deputetët francezë mbështesin ligjin që lejon eutanazinë

PD ankimon Shkodrën në KAS: Të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Shkodrës

Ka ardhur droga e re, ‘Yellow Zushi’! U zbulua në valixhen e një 39-vjeçari. Po e transportonte në Shqipëri

EMRI+FOTO/ E rëndë në Itali – 39-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje teksa ishte nisur për në punë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.