I është hequr mandati Këshilltarit të Bashkisë së Pukës Bibë Kolajt. Bibë Kolaj kishte qenë tre vite i dënuar dhe nuk e kishte deklaruar këtë dëmin pranë KQZ-së.
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i ka hequr mandatin me 7 vota pro Kolajt. Sjellim në vëmendje që Kolaj ishte përfaqësues i PDK-së.
Kujtojmë që në shkurt të këtij viti, KQZ shpalli të pavlefshme mandatet për 6 këshilltarë të tjerë bashkiake në zona të ndryshme të vendit, të cilët kishin probleme me dekriminalizimin.
Sakaq, në mbledhjen e sotme KQZ ka zëvendësuar këshilltarët e LSI të këshillave bashkiakë, të cilët u bënë deputetë në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.
KQZ ka zëvendësuar Shezai Rrokajn, Endrit Braimllarin dhe Floida Kërpaçin, dhe në vend të tyre morën mandatin e këshilltarit bashkiak, Ermir Bego, Naim Halili, dhe Genta Mezini. (J.V/Shuplaka)