Në Dibër kanë rënë në prangat e policisë 6 persona pasi dyshohet se kishim mbjellë dy parcela me rrënjë kanabisi.
Këto parcela janë gjetur në Bulqizë dhe Mat gjatë monitorimit nga ajëri nga policia.
DETAJE:
Në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë ditës së djeshme janë goditur dy raste.
Në bazë të monitorimit ajror, ka rezultuar se në njësinë administrative Baz janë fotografuar dy mini parcela të kultivuara me bimë narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat kanë ushtruar kontroll në territorin e fshatit Kalivaç, njësia Administrative Baz-Mat, ku janë konstatuar të kultivuara 55 bimë narkotike.
Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u arrestuan në flagrancë shtetasit :
P.D, 28 vjeç,
R.D, 59 vjeç,
R.D, 21 vjeç
S.D, 50 vjeç (të gjithë banues në fshatin Kalivaç-Njësia Administrative Baz, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.
Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohen se janë autorët e kultivimit të bimëve narkotike.
Në lidhje me këtë rast u arrestua edhe shtetasi B.N, 59 vjeç, me detyrë Kryeplak fshati, banues në fshatin Drita, njësia Baz, për veprat penale “Moskallzim Krimi”, “Shpërdorim Detyre”.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Moskallzim Krimi”, “Shpërdorim Detyre”, parashikuar nga nenet 284, 248, 300 të Kodit Penal.
_
Gjithashtu në vijim të verifikimit të koordinatave të ardhura nga monitorimi ajror, në Bulqizë është arrestuar nga Policia shtetasi :
Z.D, 54 vjeç, banues në fshatin Dushaj, Bulqizë
Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, në pronën pranë banesës së tij janë gjetur të kultivuara dhe janë asgjësuar 11 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.
Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284/1 i Kodit Penal.
(J.V/Shuplaka)