Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Besnik Mustafaj ka qenë i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24”, ai u shpeh se Basha duhet të organizonte një mbledhje me dy grupet, ish-deputetët dhe deputetët aktualë, pasi ai nuk i njeh dhe se kundërshtari kryesor i tyre është Edi Rama.
“Basha një pjesë të deputetëve që ka zgjedhur nuk i njeh fare dhe as i ka takuar ndonjëherë. Ai do të mbledhë grupet, ish-deputetët dhe deputetët, se janë njerëz që kanë kundërshtar kryesor Edi Ramën. Grupi i ri parlamentar duhet të ketë nevojë jetike nga grupi i mëparshëm. Basha do duhej të mblidhte të dyja grupet, e të krijonte një kohezion”, u shpreh Mustafaj.
Ndërkohë që shtoi se ka shije të keqe nga rezultati i zgjedhjeve në PD.
“Kam shije të keqe nga ky rezultat, nuk është për PD-në ky rezultat. Është jo-realist. Është proces i manipuluar, kemi parë sindromat e mbushjes së kutive. Cënoi më rëndë imazhin e Bashës. Basha de juro është kryetar i PD-së, por duhet të bëjë mrekullia që të bëhet de-fakto”, tha ai.
Ai gjithashtu shtoi se Basha është një lideri i izoluar dhe se nuk ka mbështetjen e ndërkombëtarëve. Po ashtu ai tha se opozitës i duhet mbështetja e ndërkombëtarëve, pasi për të është jetike dhe ideologjike.
“Platforma e Bashës siç ka dhënë edhe ai ka mbështetjen e Merkel. PD sot është shumë e izoluar. Bashës do t’i duhet përpjekje e madhe për të fituar besimin e Partisë Popullore Europiane. Basha sot është një lider krejtësisht i izoluar. Mbështetja ndërkombëtare është energji plus. Sidomos kur je në opozitë është energji e domosdoshme. Kur je në opozitë është jetike dhe ideologjike do thosha”, tha Mustafaj.
(S.SH/Shuplaka)