Ndërkohë që në Bashkinë e Tiranës pritet të zhvillohet mbledhja ku do të vendoset për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm, aktivistë dhe qytetarë janë ngritur në protesta.
Ata janë mbledhur për të kundërshtuar planin e ri të bashkisë së Tiranës, ku parashikohet të rritet çmimi i ujit të pijshëm në kryeqytet.
Po ashtu reagim Armir Shkurti ka reaguar në lidhje me pjesmarrjen e qytetarëve në protestë.
Ai shkruan se me ironi se qytetarët nuk e duan rritjen e çmimit të ujit të pijshëm, por ama të protestojnë nuk dalin.
“Kaq budallenj jemi gjithësej që s’duam rritjen e ujit!! Të tjerët janë të kënaqur dhe janë në shtëpi”, shkruan Shkurti.
Kundër çmimit të ujit të pijshëm është shprehur edhe gazetari Agim Xhafaj, ai u shprehet kundër marrjes së një vendimi të tillë. Përmes një reagimi mjaft ironik se po nuk u ngrit njeri, Veliaj do t’u shesë qytetarëve edhe ajrin që thithim.
“Kështu jemi si popull. I vemë drynin gojës e Erionët bëhen bashkë, prodhojnë monstrën Veliaj që rriti taksat, shtoi për pensionistët një pagesë që e quan shkollore, po rrjep troje e po jep koncesione. Askush nuk u ngrit, askush nuk foli se sharra nuk na ka mberritur ende në kockë. Por po e hëngrëm këtë herë atëhere bast që ai do na shesë dhe ajrin që thithim. E do na i quajë oksigjen pylli, jo helm Tirane.”, u shpreh Xhafka.