Në mbledhjen e sotme të Këshillit bashkiak, sapo është miratuar plani për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm. Vendimi u mor me 31 votat e këshilltarëve të PS-së, LSI-së dhe PDIU-së, si edhe 1 të FRD-së, ndërsa ata të PD-së nuk votuan fare.
Çështje kjo që ka sjellë mjaft debate gjatë këtyre ditëve në meda dhe në politikë. Kujtojmë se nga mbledhja e sotme u larguan këshilltarët e PD-së, të cilët ishin kundër rritjes së çmimit të ujit.
Ndërkohë që në bashki votohej për rritjen e çmimit të ujit, jashtë kësaj godine qytetarë dhe anëtarë të shoqërisë civile ishin dhe vazhdojnë të protestojnë kundër këtij vendimi. Vijon… (D.D/Shuplaka)