17:10 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Rritja e çmimit të ujit, Manjani: Këtë nuk e vendos Bashkia por Enti Rregullator i Ujit

21:20 | 26/07/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
PD duhet të sqarojë pozicionin

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka reaguar lidhur me vendimin e Këshillit Bashkiak të tiranës, për të miratuar rritjen e çmimit të ujit të pijshëm.

Ndërkohë që të gjithë diskutojnë mbi këtë vendim të bashkisë dhe rritja e çmimit të ujit është marrë si fakt i kryer, Manjani shprehet se e vërteta nuk qëndron kështu. Sipas ish-ministrit, Bashkia nuk ka të drejtë dhe as kopetenca që të vendosë mbi rritjen apo uljen e çmimit, sepse këtë kopetencë e ka Enti Rregullator i Ujit.

Manjani shkruan se Bashkia ashtu sikurse çdo qytetar, ka të drejtë vetëm të propozojë ndryshime në çmim, mirëpo vendimin final e merr vetëm ky ENT, pasi ka shqyrtuar propozimin.

REAGIMI I PLOTË I MANJANIT

Shënim ligjor:

Çmimi i ujit nuk vendoset nga Bashkia, përfshi edhe këshillin Bashkiak!

Enti Rregullator i Ujit që është institucion i pavarur është i autorizuar nga ligji për ta bërë këtë gjë. Enti vendos vetëm mbi kërkesën që bëjnë bashkitë dhe Shoqëritë e Ujsjellësve!

Debati në Këshillin Bashkiak është nëse duhet të ketë një propozim për çmim të ri apo jo. Vendimi i Këshillit të Bashkisë Tiranë nuk çon automatikisht në ndryshimin e çmimit.

Enti Rregullator vendos vetë mbi bazë analize të performancës së UKT dhe jo mbi bazë dëshirash politike të askujt. Enti merr informacion të plotë dhe madje edhe e heton këtë informacion, në lidhje me:
1. Treguesit ekonomikë të shoqërisë në tërësi.
2. Ecuria financiare e saj. Të ardhurat dhe shpenzimet e sakta jo ato që dalin në media për propagandë.
3. Planin e investimeve të shoqërisë dhe nevoja për investime te reja.
4. Gjendja e matësave të ujit dhe mbulimi i konsumatorëve me matës.
5. Sasinë e humbjeve në rrjet dhe planin për reduktimin e tyre.
6. Situatën organizative të shoqërisë dhe zbatimi i detyrave të lëna nga Enti në vite.

Këto tregues dhe të tjerë të detajuar janë ato që i interesojnë Entit për të gjykuar teknikisht mbi nevojën për një çmim të ri ose jo.

Enti e vendos të gjithë këtë analizë tekniko-ekonomike edhe në kontekstin social. Enti merr në konsideratë edhe ndikimin e çmimit të propozuar në të ardhurat për frymë që njihem zyrtarisht në bashkinë e Tiranës. Enti kërkon të dijë eshe politikën e fashave mbrojtëse për shtresa sociale që goditen nga ky propozim.

Pra Enti është vendi ku ligjërisht trajtohen të gjitha çështjet që ngrihen edhe nga politika, por edhe nga njerëzit jo politikë.

Enti mund ta rrëzojë propozimin; ta pranojë atë plotësisht; ta pranojë pjesërisht ose ta miratojë me ndryshime. Është vetëm vendimi i Entit ai që sjell pasojë!

Politika nuk e zgjidh dot këtë çështje! Koha ka treguar se për këto çështje as shtohen e as pakësohen votat për partitë. Po të kishte ndonjë ndikim vështirë se do gjendej politikan që do kërkonte rritje çmimi.

Politika ndërkohë bën mirë të kthejë demokracinë në vend dhe të nxisë më shumë debat e pjesmarrje të njerëzve në çështje të demokracisë që po nëpërkëmbet nga populizmi dhe improvizimi diletant!

Në pritje të vendimit të Enti Rregullator të Ujit (ERRU). (D.D/Shuplaka)

 

Etiketa: ylli manjani
Pas

Trump jep vendimin: Ushtria jonë nuk do të lejojë si pjesë të saj personat transgjinorë

Para

Rama përkujton skautistët e rinj shqiptarë të krijuar nga ushtaraku britanik Herbert

Para
Rama përkujton skautistët e rinj shqiptarë të krijuar nga ushtaraku britanik Herbert

Rama përkujton skautistët e rinj shqiptarë të krijuar nga ushtaraku britanik Herbert

Discussion about this post

 



Të Fundit

Miratohet projektligji për performancën energjetike të ndërtesave

Zegjineja nuk ja kursen Bardhit: Më kanë ardhur fjalë nga PD që baba bufi do të të kërkojë dorëheqjen

Humbi dy vajzat, bashkëshorten dhe kunatën nga raketat iraniane, avokati izraelit bën thirrje për paqe: Ne civilët po paguajmë çmimin më të rëndë

IDF paralajmëroi banorët në gjuhën perse/ Pse Izraeli kërkon të bombardojë Distriktin 3 të Teheranit ku jetojnë 1 mln banorë?

Gavrillo Millosavleviç lirohet nga akuza për krime lufte në burgun e Dubravës

U martua me 13-vjeçaren rome dhe u bë me fëmijë, gjykata liron nga burgu 21-vjeçarin

“Në kujtim të Gentianës”, komuniteti italian homazh për gruan shqiptare që u vra nga ish-bashkëshorti. Stoli ku ndodhi tragjedia lyhet me të kuq…

Erdogan- Putin bisedë telefonike: Vetëm diplomacia do ta zgjidhë çështjen Iran-Izrael

SHBA, arrestohet autori i vrasjes së senatores amerikane dhe bashkëshortit të saj

Izraeli vendos epërsi totale ajrore mbi Teheran

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.