Amber Rose ka treguar detaje nga lidhjet e saj të mëparshme Sipërmarrësja 33-vjeçare e ka qënë e lidhur me reperin, Kanye West i cili tani është i martuar me Kim Kardashian.
Në një intervistë të dhënë për revistën “Complex”, modelja është shprehur se përveçse mbeti tepër e lënduar nga ndarja me reperin, ajo ka përjetur bullizëm të vazhdueshëm nga ai.
Ajo ka treguar se për 7 vitet e fundit ka përjetuar bullizëm nga Kanye West.
“Në të gjitha lidhjet e mia, unë kam qenë ajo që jam lënduar. Unë kurrë nuk i kam tradhtuar të dashurit e mi dhe asnjëherë nuk kam ofenduar Kanye West…. edhe pse ai e ka bërë këtë gjë për 6 apo 7 vite. Ishte pikërisht koha kur tentova të vrisja veten”, ka treguar më tej Amber, shkruan “TAR”. (J.V/Shuplaka)