Julian Deda me dashuri ka uruar në 67 vjetorin e lindjes së tij babain, artistin e njohur Zef Dedën.
Julian Deda na tregon se babai i tij është rritur mes skamjes, me shumë halle dhe të vetmet pasuri që kishte ishin disa libra të falur që ushqente mendjen por barkun e kishte bosh.
“Ne vitin 1950, Gjyshja ime Luçia solli ne jete nje djale dhe e quajti Zef. Ky djale u rrit me shume halle dhe ne mes te skamjes. Te vetmen pasuri kishte librat e falur, qe i lexonte te pakten per te ushqyer mendjen, se per barkun ishte shume e veshtire. Gjithsesi ja ku eshte sot pas 67 vitesh i rrethuar me dashuri dhe krenari. Ne fakt ai vete eshte krenaria e familjes sone. U befsh 100 vjeç Babushi im. T’du fort Artist. Kujdes: Mos u genjeni nga shikimi, nuk eshte aq i urte sa ka dale ne kete foto..!”, shprehet Julian Deda.
Deda ka postuar edhe foto ku shfaqet bashkë me babain e tij dhe shkruan mbi të: “Edhe 100 babush. Je më i miri!”.
Në këtë foto nuk mungon as buzëqeshja e të dyve dhe ngjashmëria fizike si at e bir që janë. (J.V/Shuplaka)