Policia në Dibër ka shpallur në kërkim një 55 vjeçar me iniciale N.M, banues në njësinë administrative Maqellarë, pasi dyshohet se ka djegur 10 dynim sipërfaqe me pyje.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 10.07.2017, në fshatin Kërçisht i poshtëm, të Njësisë Administrative Maqellarë në vendin e quajtur “Krasta e Bogdanit” është djegur një sipërfaqe toke prej 10 dynim (pyll, shkurre-pisha). Në përfundim të veprimeve të kryera rezulton se shtetasi N.M, dyshohet se është autori i zjarrvënies në lidhje me ngjarjen e ndodhur. Materialet i kaluan Prokurorisë Dibër për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.
(B.H/Shuplaka)