01:26 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

10 vatra zjarri në 24 orët e fundit, qarqet me probleme

10:50 | 27/07/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Situata me zjarret, Emergjencat Civile: 8 vatra zjarri në 24 orët e fundit

Vetëm në 24 orët e fundit janë sinjalizuar 10 vatra zjarri në disa qarqe të vendit.

Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 70 punonjës zjarrfikës, 16 automjete, 76 forca vullnetare, 20 forca të Ushtrisë, si dhe helikopterë. Specialistët e Emergjencave Civile, janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin. 

QARKU BERAT
Në fshatin Kuç, bashkia Skrapar, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me pisha të larta. Zjarrfikësit kanë punuar me mjete rrethanore dhe kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u përshkua një sipërfaqe prej 4 ha pyll pishash të larta.

QARKU FIER
Në fshatin Jagodinë, bashkia Roskovec, ka rënë zjarr në një sipërfaqe masive me bar dhe jonxhë në pronësi të një shtetasi. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë me mjete dhe kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj i gjithë masivi i barit dhe jonxhës.

QARKU GJIROKASTËR
Në fshatin Pacomit, bashkia Përmet, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe vreshtari. Zjarrfikësit të shoqëruar dhe nga vullnetarë, kanë ndërhyrë duke shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogjën 2 ha shkurre dhe ferra. Nga zjarri nuk pati njerëz të lënduar.

Në fshatin Mashkullorë, bashkia Gjirokastër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe u rrezikua një stan bagëtish. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë me mjete dhe kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe 0.2 ha me shkurre.

Në fshatin Kodrisht, bashkia Këlcyrë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Zjarrfikësit, bashkë me vullnetarët, kanë ndërhyrë duke shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe 0.3 ha me shkurre dhe ferra. Në fshatin Hundkuq, bashkia Gjirokastër, ra zjarr në sipërfaqe me shkurre dhe ferra dhe rrezikohej zona e banuar. Në vendngjarje shkuan personeli zjarrfikës, forca të ushtrisë dhe një helikopter, të cilët pas një pune të pandërprerë arritën të shuajnë vatrat e zjarrit. Nga zjarri i rënë u dogjën 18 ha kullotë por u shpëtua zona e banuar.

QARKU VLORË
Në fshatin Treblovë, bashkia Selenicë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, kullotë dhe ullinj. Në vendngjarje shkuan punonjësit e zjarrfikëses të mbështetur nga vullnetarë dhe një helikopter, të cilat kanë fikur zjarrin plotësisht. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe me 50 ha me shkurre dhe kullotë dhe rreth 100 rrënjë ullinj.

QARKU TIRANË
Në Golem, bashkia Kavajë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë me mjete dhe kanë fikur flakët. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe 0.1 ha shkurre dhe ferra dhe disa metra kabëll elektrik të OSHEE. Në fshatin Fortuzaj, bashkia Tiranë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe ullishte. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë me mjete dhe kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 0.2 ha me shkurre, ferra dhe 20 rrënjë ullinj. Në fshatin Zhabjak, bashkia Rrogozhinë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Në vendngjarje kanë ndërhyrë zjarrfikësit me mjete, të mbështetur edhe nga vullnetarë, të cilët kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 60 ha me shkurre dhe ferra.

 

 

Etiketa: vatravendizjarr
Pas

Erdogan akuza për spiunazh Gjermanisë: Do paguajë çmim të lartë

Para

QKB: 25% e bizneseve akoma nuk kanë dorëzuar bilancin, afati i fundit 31 korriku

Para
QKB: 25% e bizneseve akoma nuk kanë dorëzuar bilancin, afati i fundit 31 korriku

QKB: 25% e bizneseve akoma nuk kanë dorëzuar bilancin, afati i fundit 31 korriku

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndihmës Sekretari i Shtetit arrin në Kosovë, SHBA thekson prioritetet për stabilitet dhe zhvillim rajonal

Shkodër – Gjetet pa shenja jete në makinë, dyshohet për arrest kardiak

Arrihet marrëveshja historike! Franca bie dakord për krijimin e shtetit të ri “Kaledonia e Re”

Dhjetëra deputetë britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

Ndarja nga jeta e ish-ambasadorit gjerman në Shqipëri! Berisha: Mik i shquar i ditëve më të vështira të shqiptarëve

Panik në ajër, avioni i nisur nga Kroacia përfshihet nga flakët mbi Itali

Sllovakia synon të arrijë marrëveshje me BE-në për ndërprerjen e furnizimeve me gazin rus, Fico: Kemi afat deri të martën!

Shkodër/ Shpërthen bombël gazi në një banesë, dëmtohet pronari

Serbët, provokime në Srebrenicë/ Në ditën e përvjetorit, vendosin muzikë nacionaliste!

Rusia paralajmëron kundër aleancës së sigurisë që synon Korenë e Veriut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.