21:02 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Gjitha

Reagon Kukësi: Me Gegën nuk kemi arritur asnjë akord pasi nuk solli projekt, lajme të pavërteta në media

12:28 | 27/07/2017
në Te Gjitha
0
Reagon Kukësi: Me Gegën nuk kemi arritur asnjë akord pasi nuk solli projekt, lajme të pavërteta në media

Klubi i Kukësit ka mohuar zërat e fundit që qarkullojnë në media sa I përket stolit të ekipit pas shkarkimit të Gjokës. Me anë të një postimi në rrjetet sociale klubi ka sqaruar se nuk është arritur asnjë  akord me Skënder Gegën pasi ky I fundit nuk ka sjellë asnjë projekt.

Ata deklarojnë se po shqyrtojnë kandidaturat për trajner të ekipit dhe shtojnë se Kukësi kërkon një projekt serioz në mënyrë që të ketë mundësinë të fitojë përsëri titullin kampion.

REAGIMI I PLOTË:

F.K. Kukësi është në procesin e shqyrtimit të kandidaturave për postin e ri të trajnerit të ekipit dhe po ndjek më vëmendje CV-të dhe projektet që kanë trajnerët, të cilët si objektiv të padiskutueshëm kanë daljen kampion.
Në shtypin e ditës dhe në rrjetet sociale ka një furi lajmesh të pavërteta për emra trajnerësh dhe largime apo afrime lojtarësh, por klubi nuk ka ndërmend të merret shumë me këto gjëra, por me projektin madhor të një klubi që ka si synim fitimin e titullit.
Trajner te Kukësi nuk mund të bëhet askush nëpërmjet mediave apo rrjeteve sociale, por me projekte serioze dhe objektiva të qarta.
Sa i përket kandidaturës së z. Skënder Gega, mund të sqarojmë opinionin publik se nuk ka patur asnjë akord me të nga ana e klubit. 
Z. Gega ka patur vetëm një takim me presidentin Gjici, nëpërmjet menaxherit të klubit. Në këtë takim presidenti i ka kërkuar Gegës një projekt të tij për Kukësin në afatin kohor të dy ditëve për ta parë dhe më pas për të vendosur nëse ky projekt e bind apo jo. Z. Gega nuk e solli këtë projekt, ndërkohë që klubi ka vijuar punën duke mos pritur më nga ai. Nuk ka patur asnjë ofertë, asnjë detaj, asnjë shifër, asnjë afat kohor për kontratë, asnjë plan për prezantim zyrtar, por Gega thjesht duhet të sillte një projekt, në bazë të të cilit do të vlerësohej. Klubi i Kukësit ka qëndruar korrekt dhe për asnjë moment nuk është rënë dakord për prezantimin e tij. Në të njëjtën kohë nuk e kuptojmë tendencën e përdorimit të rrjeteve sociale për publikimin e mesazheve apo informacioneve që janë diskutuar në takimet private mes palëve, aspak profesionale.
Klubi, që tashmë ka përvojën dhe suksesin e duhur dhe nuk është ndalur asnjë minutë në punën serioze të forcimit të ekipit dhe riformatimit të një klubi kampion, po shqyrton pa ngutje projekte më të mira që po sjellin kandidatët për trajner, ku kërkohen objektiva të qartë për marrjen e trofeve. Gjithashtu sigurojmë tifozerinë tonë që të ketë besim te klubi dhe të mos bie pre e informacioneve të gabuara që japin mediat apo dhe individë të caktuar, të cilët nuk janë më pjesë e Kukësit, ose bëjnë lojën e ekipeve të tjera duke përmendur emrin e Kukësit për të rritur pazaret e tyre dhe për të ricikluar emrin e tyre, ndoshta të harruar, ndërkohë që klubi ynë nuk i ka në planet e veta. 
Kukësi është projektuar për kampion. Historia jonë në futbollin shqiptar dhe atë evropian është një perlë dhe jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjerë. Normalisht që posti i trajnerit dhe stafit që ai përzgjedh do të peshohet mirë përpara se të vendoset.
Presidenti Gjici nuk është ndalur dhe nuk do të ndalet në punën e tij për të mbështetur ekipin dhe tifozerinë, që së bashku sërish të jemi elita e futbollit shqiptar.

(B.H/Shuplaka)

 

 

 

 

 

Pas

Ndalohet autobusi me shqiptarë në Kakavijë, kapen 3 klandestinë, njëri i dënuar me 6 vite burg

Para

Shkodër/ Shfrytëzonin për prostitucion femra të mitura, arrestohen nga policia (DETAJET)

Para
Shkodër/ Shfrytëzonin për prostitucion femra të mitura, arrestohen nga policia (DETAJET)

Shkodër/ Shfrytëzonin për prostitucion femra të mitura, arrestohen nga policia (DETAJET)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas sulmeve amerikane në Iran, Medvedev: Disa vende do furnizojnë Teheranin me armë bërthamore

Zjarre në Greqi, përfshihet nga flakët zona pyjore në Rodos

Pas sulmeve të SHBA në Iran, Rama: Kjo nuk është një çështje armësh bërthamore, por e një regjimi që thërret për shfarosje

Turistja 66-vjeçare nga Bosnja mbytet në Durrës, policia: Dyshohet për vdekje aksidentale

Përplasje “kokë më kokë” në aksin Prrenjas–Librazhd, tre të plagosur, një në gjendje kritike

Presidenti iranian: Izraeli nuk vepron dot pa SHBA, ata janë nxitësit kryesorë

Sulmet e SHBA ndaj Iranit, OKB thërret mbledhje urgjente

Zjarri përfshin Pilurin e Himarës, flakët djegin kullota, ndërhyrje nga ajri dhe toka

Tragjedi në një dasmë në Francë/ sulm me armë zjarri, dy të vdekur përfshirë nusen

Thirrje për paqe nga Papa Leoni XIV pas përshkallëzimit në Lindjen e Mesme: Mbrojtja e dinjitetit njerëzor në qendër

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.