Këshilli Bashkiak ka miratuar pas dy orë diskutimesh mbrëmjn e e djeshme rritjen e çmimit të ujit të pijshëm me 31 vota.
Dy vota ishin të këshilltarëve të LSI, Agim Kraja dhe Genta Mezini, ndërsa 11 këshilltarët e tjerë të kësaj force politike nuk morën pjesë në mbledhje.
Të dy këshilltarët sapo janë përjashtuar nga LSI-ja pasi sipas kësaj të fundit ata kanë shitur votën e tyre.
Por kush janë Agim Kraja dhe Genta Mezini?
Agim Kraja, biznesmen, ish-këshilltar i Lëvizjes së Legalitetit deri në vitin 2015. Por në zgjedhjet bashkiake të 2015, Kraja kandidoi me LSI-në duke fituar dhe u bërë pjesë e këshillit Bashkiak.
Kraja justifikoi votën e tij në Këshill duke theksuar se investimet në ujësjellës ishin të domosdoshme.
Ndërsa Genta Mezini mori pjesë në këtë mbledhje për herë të parë. Ajo zuri vendin e e kryetares së LRI-së, Floida Kërpaçit e cila u zgjodh deputete në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.
(J.V/Shuplaka)