Brunilda Paskali jep dorëheqjen nga posti i nënkryetares së Bashkisë së Tiranës. Lajmin e ka dhënë vetë nënkryetarja e bashkisë, përmes një deklarate për mediat.
“Pas zhvillimeve më të fundit në Këshillin Bashkiak ku bashkëpunimi institucional i deritanishëm në shërbim të qytetarëve të Tiranës dhe në përmbushje të detyrimeve që bashkia ka ndaj tyre u zëvendësua me partneritetin individual me dy këshilltarë që kanë vepruar në kundërshtim me qendrimin politik të LSI.
Misioni në opozitë i LSI më obligon aktin e dorëheqjes si dëshmi serioziteti, përkushtimi dhe detyrimi ndaj qytetarëve që me votën e tyre i kanë besuar LSI, në përmbushjen e këtij misioni të rëndësishëm.
Gjatë këtyre 2 viteve, jam përpjekur të bëj më të mirën për qytetarët e Tiranës, këtë do të vazhdoj të bëj edhe në detyrate tjera në të ardhmen. Një falenderim i veçantë shkon për grupin e këshilltarëve të LSI-së me të cilët kemi ndërmarrë nisma të rëndësishëm në interes të qytetarëve të Tiranës”, është shprehur Paskali në një deklaratë për mediat.
Kujtojmë se dorëheqja e Brunilda Paskalit e cila është nga radhët e LSI-së, vjen një ditë pasi këshilltarët e kësaj force politike votuan pro rritjes së cmimit të ujit në mbledhjen e djeshme të Këshillit bashkiak. LSI u distancua nga ky akt dhe përjashtoi dy këshilltarët nga grupi i këshilltarëve në bashki.
(D.D/Shuplaka)