19:58 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Strategjia si mund të mposhtet ISIS”, ministri Dritan Demiraj përuron librin e ri

19:14 | 27/07/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Demiraj mesazh punonjësve të policisë dhe për zgjedhje, thirrje qytetarëve: Denonconi çdo shkelje ligjore

Sot ishte përurimi i librit të Ministrit të Brendshëm, Dritan Demiraj, me titull “Ngritja dhe Rënia e Shtetit Islamik, ISIS”.

Ministri Demiraj falënderoi të pranishmit në sallë, ndërsa shtoi se gjatë gjithë jetës së tij ka qenë në ushtri dhe misione luftarake dhe këto është përpjekur t’i reflektojë në libra.

Përpara një audience të mbushur me personalitete nga të gjitha fushat e jetës publike, Demiraj tha se libri është një analizë e detajuar e al-Qaedës, ISIS-it, dhe të gjithë grupeve të përfshira në konflikt.

FJALA E PLOTË E DRITAN DEMIRAJT:
I nderuar Shkëlqesia Juaj Presidenti i Republikes, Z. Ilir META. Të nderuar kolegë ministra, deputetë, ambasadorë, gjeneralë, profesorë. Të nderuar Pjesëmarrës! Ndjehem i privilegjuar dhe i emocionuar të prezantoj librin tim të fundit “Ngritja dhe Rënia e Shtetit Islamik, ISIS” përpara një audience të tillë të mbushur me personalitete nga të gjitha fushat e jetës publike.

Gjatë gjithë jetës sime profesionale dhe akademike jam përpjekur që eksperiencën time, mësimet e nxjerra nga përvoja ime në ushtri, misionet luftarake, studimet në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, t’i reflektoj në disa libra dhe botime që mendoj se kontribuojnë në konsolidimin e një komuniteti të mendimit strategjik që është i shqetësuar dhe vlerëson sfidat ndaj sigurisë.

Edhe në këtë libër jam përpjekur të shtrydh ekspertizën më të mirë ndërkombëtare të kundër terrorizmit si dhe përvojën time, në mënyrë që të parashtrojë një qasje timen mbi shkaqet e krijimit të ISIS dhe mënyrave më efektive për ta mposhtur këtë të keqe të madhe të kohës sonë.

Moskuptimi i natyrës, rreziqeve dhe kapaciteteve të terrorizmit në Irak kushtoi jetën e mbi 230.000 civilëve dhe 4.486 ushtarakëve dhe krijoi premisat e situatës së sotme. 14 vite më vonë, shumë njerëz duket se e kanë harruar këtë situatë e cila akoma dhe sot nuk është ndalur. Botimi i këtij libri do të ndihmojë që të kuptohet më mirë se kush e filloi kryengritjen e Irakut pas ndërhyrjes Amerikane dhe se si kjo kryengritje ka kontribuar në krizën dhe në situatën e sotme?

Ky libër është është një analizë e detajuar e al-Qaedës, ISIS-it, dhe të gjithë grupeve të përfshira në këtë konflikt, të cilat demonstruan dhe përdorën terrorizmin në Irak, veçanërisht të ish nëpunësit dhe ish ushtarakët e Sadamit në bashkëpunim me al-Qaedën në Irak dhe Siri.

Ky libër gjithashtu është një analizë e hollësishme për të kuptuar sesi Iraku dhe Siria futen në strategjinë e Lindjes së Mesme dhe të aktorëve dhe faktorëve që përplasen për tu ripozicionuar ose mbajtur këtë terren (SHBA-Rusia-Irani-Turqia-Arabia Saudite). Në këtë libër padyshim do të gjendet dhe strategjia politike, diplomatike, ushtarake dhe e luftimit që kundërshtari po aplikon për të detyruar SHBA-të dhe shtetet aleate të saj të tërhiqen nga Iraku dhe arsyet përse qeveria Shia e Nuri al-Malikut dështoi për 48 orë përpara Shtetit Islamik dhe al-Qaedës.

Studimi ilustron me detaje strategjinë politike, fetare, strategjinë e luftimit dhe deri në nivelin e taktikave të luftimit në rrugë të kryengritësve në Irak dhe Siri. Pasqyron dhe analizon përpjekjet 8 vjeçare të ushtrisë amerikane, angleze, ushtrisë dhe policisë Irakene kundër kryengritjes Suni, al-Qaedës dhe përballjen këto tre vite e gjysëm të fundit të SHBA-së, Rusisë dhe aleatëve të tyre në luftën kundër Shtetit Islamik.

Taktikat e zgjedhura nga kryengritësit kanë qënë vrasja e sa më shumë ushtarëve të aleancës, bashkëpunëtorëve të tyre, forcave të sigurisë Siriane dhe Irakene, kontraktorëve dhe punonjësve të Kombeve të Bashkuara, organizatave joqeveritare të huajve që ndodhen në vend por dhe kundër Shia-ve dhe Alaëitë-ve. Sulmet e inicuara nga zjarri i përpiktë i snajperave, sulmet me makina bombë të improvizuara dhe kamikaz, pritat dhe vrasjet masive, kanë bërë që terroristët të zbatojnë një gamë të gjerë taktikash efiente kundër popullsisë Shia, Alawite, Druze-ve, Kurdëve, të krishterëve në Siri, Irak dhe kryesisht trupave të aleancës kundër-terrorizmit.

Në libër do të gjeni edhe propozime konkrete se si duhet mposhtur Shteti Islamik në pikëpamje taktike dhe strategjike. Ju faleminderit për vëmendjen dhe ju jam thellësisht mirënjohës. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: dritan Demiraj
Pas

Ndotja me fekale në Ksamil, deputetja e PD-së: Kryeministri turist investoi me klientelë, Prokuroria të hetojë

Para

Rama u kërkoi dorëheqjen drejtorëve të Hipotekave, Tritan Shehu e krahason me Enverin

Para
Rama u kërkoi dorëheqjen drejtorëve të Hipotekave, Tritan Shehu e krahason me Enverin

Rama u kërkoi dorëheqjen drejtorëve të Hipotekave, Tritan Shehu e krahason me Enverin

Discussion about this post

 



Të Fundit

34 vite PS, Rama: Kur të mos jetë Gramozi në këtë oborr, atëhere shqetësohuni

KPA lë në fuqi vendimin për shkarkimin e Petrit Hysës

Rama: Mandati i katërt nis me një skuadër të re dhe të jashtëzakonshme

PS feston 34 vite, Klosi: Ky mandat shënon afrimin me Evropën

34 vjetori i themelimit te Partis Socialiste

“Ilaçi më i mirë është paqja”, OBSH dënon sulmet ndaj institucioneve shëndetësore

Irani rrit tensionet: Ndërhyrja e një pale të tretë s’do tolerohet, reagimi do të jetë i menjëhershëm

Turki Al-Jasser, gazetari që parashikoi vdekjen e vet, ekzekutohet nga regjimi saudit

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit pas sulmit: Khamenei nuk mund të lejohet të jetojë më

Kapet me 8 kg heroinë dhe 250 mijë paund: Gjykata britanike lejon qëndrimin e trafikantit shqiptar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.