Deputetit Tritan Shehu, ka reguar pas mbledhjes që kryeministri Rama pati me drejtorët e Hipotekave në Kryeministri.
Rama u kërkoi atyre që të japin dorëheqjen, pasi do të verifikohet puna e tyre në këto katër vjet. Shehu shprehet se e gjitha kjo nuk është gjë tjetër përveç se një “shfaqje”.
Ndërkohë Shehu bën dhe një paralelizëm me kohën e diktaturës, kur thuhej “Fajet i ka Mehmeti se Enveri nuk di gjë”.
REAGIMI:
Z.RAMA NE TAKIMIN ME DREJTORET E HIPOTEKAVE KERKON TE BEJE “OPOZITEN” E QEVERISJES SE TIJ!!!!
“Shfaqje” te tilla duket se tashme do te jene rutine.
Nje strategji e tille eshte vecse populiste, pikerisht per tu cfajesuar nga pergjegjesite e qeverisjes se tij si kryeminister, ose me mire nje “GJETHE FIKU” kjo per Qeverine e ate vete.
SIC PERHAPNIN DIKUR: “FAJET I KA MEHMETI SE ENVERI NUK DI GJE”!
Vecse ketu kerkohet te thuhet:”Nuk dinte gje”!!
(S.SH/Shuplaka)