Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka reguar, pas mbledhjes që kryeministri Rama pati me drejtorët e Hipotekave në Kryeministri. Rama u kërkoi atyre që të japin dorëheqjen, sepse do të verifikohet puna e tyre në këto katër vjet.
Basha shprehet se Rama e di shumë mirë dhe e ka ditur sa abuzues janë ata dhe se njërin prej tyre, e ka bërë deputet pasi i shërbeu Shullazit.
Reagimi:
Edi Rama e ka ditur mire dhe cdo dite se kush jane kreret e hipotekave, sa hajdute e sa abuzues jane. Por per te kane qene ne rregull sepse i kane sherbyer pushtetit te tij personal dhe miqve te tij.
Ai vete i ka caktuar, i ka mbrojtur, dhe i ka shperblyer kur i kane kryer pazaret e tij si duhet: sic beri me Cyrben e hipotekes se Durresit, i cili pasi i sherbeu Shullazit ne zyre, i sherbeu deri ne fund edhe ne gjyq.
Kete shef hipoteke Edi Rama, sot e ka bere deputet. Cyrbja eshte modeli i tij per hipotekat, te tjerat jane dokrra pleniumesh qe nuk i ha askush.
(S.SH/Shuplaka)