Ditën djeshme Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi kërkesën për rritjen e çmimit të ujit në kryeqytet me 20 lekë për m3 duke e çuar nga 45 lekë në 65 lekë/m3, pas propozimit të UKT-së.
Kjo rritje E Çmimit të ujit të pijshem sipas Bashkisë bëhet për të kryer investime në rrjet që në 5 vitet e ardhshme të garantohet furnizimi 24 orë me ujë në kryeqytet.
Në lidhje me këtë project vendim, ata që do të vendosin vulën janë 3 anëtarë dhe kryetari i Enti Regullator i Ujit. Sipas “BW” 4 zyrtarët janë Silvana Simaku, Riza Ajdini, Fatime Imeraj dhe Ndriçim Shani.
Ndërkohë që Enti Rregullator i Ujit bëri me dije se do të vendosë në muajin shtator mbi aplikimin e bërë nga Ujësjellës-Kanalizime Tiranë për rritjen e çmimit të ujit.
“Në lidhje me aplikimin që shoqëria e UK Tiranë ka depozituar pranë ERRU-së më datë 30 qershor 2017 për miratimin e tarifave të reja të shërbimeve të ujësjellës kanalizimeve për konsumatorët në territorin administrativ të Bashkisë Tiranë njoftojmë: ERRU në zbatim të akteve ligjore është në fazën e verifikimit formal të dokumentacionit të paraqitur nga UKT për ndryshimin e tarifave. Gjatë kësaj periudhe në vijim të komunikimit zyrtar nga ana e shoqërisë janë realizuar përkatësisht seanca e Këshillit Bashkiak Tiranë për të shprehur opinionin e saj mbi propozimin e tarifave të reja si dhe seanca dëgjimore me publikun. Dosja e plotë e propozimit sëbashku me detajet shtesë sqaruese që do të kërkojë Komisioni Kombëtar Rregullator i ERRU do të fillojë të shqyrtohet në fund të muajit gusht 2017, procesi i vlerësimit të së cilës deri në vendimmarrjen kolegjiale nga ky Komision do të kërkojë minimalisht 1 muaj nga data e fillimit të shqyrtimit të saj”, thuhet në deklaratë.
(S.SH/Shuplaka)