Gjatë orëve të mbrëmjes së ditës së djeshme në lagjen “Myslym Shyri” në Tiranë ujërat e zeza kanë dalë sipër rrugës. Ashtu siç shihet edhe në foton e mëposhtme ato kanë pushtuar një rrugicë të një lagjeje.
Era e keqe kundërmon dhe kjo ka sjellë një shqetësim shumë të madh për kalimtarët dhe banorët që jetojnë aty. Mesa duket ato kanë shpërthyetr nga një pusetë që ndodhet aty afër dhe janë përhapur në të gjithë rrugicën.
Fekalet janë një rrezik pasi shkaktojnë për një sërë sëmundjesh, aq më tepër në këtë stinë vere kur edhe temperaturat janë të larta. Kjo pamje është sjellë nga “Nisma Thurrje” dhe në këto rrugica fshatarët nesër shesin fruta dhe perime dhe kjo është një rrezik është shumë i madh për ndodnjë sëmundje. (J.V/Shuplaka)