Një akdident i rëndë ka ndodhur në hyrje të Prishtinës natën e mbrëmshme. Një makinë me targa të Gjermanisë ka rënë nga ura në hyrje të Prishtinës në Kosovë duke lënë të vdekur 4 persona, tre meshkuj dhe një femër. Në makinë po udhëtonin 5 vetë, tre meshkuj dhe dy femra, njëra nga gratë është në gjendje të rëndë në spital.
Sipas “kallxo.com” viktimat janë nga komuna e Vitisë përderisa ende nuk janë dhënë detaje për rrethanat se si makina ra nga ura në hyrje të kryeqytetit.
(B.H/Shuplaka)