Akademiku Serb, Dushan Kovaçeviq, mendon se nuk duhet të ketë përsëri një luftë të re mes Kosovës dhe Serbisë, pasi ky do të ishte fundi i Serbisë.
Sipas tij, qëllimi i çdo dialogu që propozojnë politikanët duhet të jetë parandalimi i një lufte të re.
Një nga intelektualët më të shquar serb nuk ka dilema lidhur me çështjen e mbështetjes ndaj propozimit të presidentit Aleksandar Vuçiq për një dialog të gjerë social për Kosovën.
Ai ka thënë se është pro këtij propozimi për të zgjidhur në mënyrë paqësore problemet në mes serbëve dhe shqiptarëve, transmeton lajmi.net.
“Ky propozim është pranuar nga të gjitha anët. Mbaj mend se ideja është e vjetër por në shekullin e 20-të ndërroi drejtimin. Që nga ajo kohë kjo ide është dhënë për shkak të luftërave, mosmarrëveshjeve, dhe për shkak të presionit të fuqive të huaja. Por kjo duhet të jetë e fundit dhe mosmarrëveshjes shqiptaro-serbe të zgjidhen me mjetë paqësore”, ka thënë Kovaçeviq.
Ai është referuar përvojës së vet diplomatike nga periudha kur ai ka shërbyer si ambasador në Portugali dhe Mal të Zi, ai ka shtuar se ftesa e Vuçiqit për dialog është presion ndërkombëtar.
“Serbia është sot pa stabilitet ekonomik, pa kufij të përcaktuar, të cilat janë hapur në të gjithë vendin. Për mua është e pakuptueshme dhe proces zvarritës nga njerëzit që i kanë disa karrige në Beograd dhe bëjnë thirrje për mbrojtje të Serbisë. Ata nuk do të jenë të gatshëm të shkojnë për luftë por do të duhet të luftojnë fëmijët tanë. Zërat që kanë bërë thirrje për mbrojtjen e Serbisë asnjëherë nuk kanë luftuar dhe kurrë nuk do të luftojnë”, ka theksuar Kovaçeviq.
Ai beson se me propozimin për dialog social, Vuçiq do të jetë një fitues i madh edhe pse në Serbi tani për tani nuk shihet si i tillë.
Sipas tij, çdo bisedë e gjatë dhe përsëritëse nxit luftë dhe për këta arsye nëqoftëse historia me Kosovën zgjatet për 10 ose 20 vjet do të jetë kërcënim i vazhdueshëm se brenda natës do të nis një luftë.
“Ne kishim një luftë e cila ndau Jugosllavinë. Mbi 100 mijë të vrarë dhe milionë të zhvendosur.. E pra për çka ka nevojë këtu edhe një luftë? Ejani të negociojmë për një ndryshim të mençur dhe ti mbrojmë interesat tona”.
(B.H/Shuplaka)