Genta Mezini ishte një nga anëtarët e Këshillit Bashkiak në Tiranë që përfaqësonte Lëvizjen Socialiste për Integrim në këtë bashki. Vetëm dy ditë më parë ajo bashkë me Agim Krajën votuan pro rritjes së çmimit të ujit të pijshëm në Tiranë. Nga ana e LSI-së kjo u cilësua si një veprim kundra vullnetit të kësaj partie, kundra qytetarëve. LSI deklaroi dje se këta dy anëtarë janë të përjashtuar nga kjo parti.
Por një tjetër kandidate e LSI-së, Lindita Veliasi e renditur e 17 në listën shumëemërore të këshilltarëve në këtë pasrti pretendon se mandati është i saji dhe se KQZ e ka anashkaluar në mënyrë të kundraligjshme. Pra sipas prentendimit të saj, Genta Mezini nuk duhet të ishte anëtare e LSI-së në Këshill pasi vendi i takon Veliasit.
Lindita Veliasi ka depozituar në KQZ dhe në Kolegjin Zgjedhor një kërkesë ku pretendon mandatin, pasi Genta Mezini është e 19 në listë, ndërsa kjo e 17-ta.
KQZ akoma nuk ka sqaruar këtë vendimmarrje, ndërsa Kolegji Zgjedhor hedh shortin për këtë çështje në orën 12:00, ditën e hënë. Në trupin gjykues anëtarë do të jenë Tomor Skreli, Ridvan Hado, Astrit Kalaja ,Gjin Gjoni dhe Lindita Sinanaj. Kjo e fundit do të jetë edhe relatore. (J.V/Shuplaka)