Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka marrë një mesazh nga Presidenti i Republikës së Finlandës, Sauli Niinistő, me rastin e marrjes së detyrës.
Në telegramin e urimit të Presidentit të Republikës Finlandës shkruhet: “Me rastin e marrjes së detyrës si President i Republikës së Shqipërisë, dëshiroj t’ju shpreh përgëzimet e mia të sinqerta dhe urimet më të mira. Marrëdhëniet dypalëshe mes Finlandës dhe Shqipërisë janë të shkëlqyera dhe unë mezi ç’pres të punoj me ju në të ardhmen. U ndjeva i lumtur kur mësova se vizita juaj në Finlandë në mars të 2017 në postin e mëparshëm shënoi sukses”, shkruhet në mesazhin drejtuar Presidentit Meta. (B.H/Shuplaka)