Është zbardhur dëshmia e nënës së vajzës ruse e cila humbi jetën në Ksamil pasi u godit nga një skaf gjatë kohës që lahej në det.
Një varkë e verdhë me motor u largua me shpejtësi nga vendi ku po notonte turistja 15 –vjeçare ruse, Ksenia Ryok. Një tjetër, me ngjyrë të bardhë, qëndroi në vend. Ky është momenti që ka fiksuar Tatiana Kulagina, nëna e adoleshentes që mbeti viktimë, si pasojë e goditjes nga një mjet lundrues në plazhin e Ksamilit.
Tatiana Kulagina ka rrëfyer se ajo së bashku me vajzë e saj, në datën 21 korrik janë nisur me not në drejtim të tre ishujve, nga plazhi i shtetasit Arben Pole.
Ksenia ishte përpara nënës së saj me not dhe në një moment ajo e humb nga sytë atë. Kur është afruar afër ishullit në një distancë 30-50 metra ka parë një njeri që ka ngritur dorën lart. Por ajo nuk mund të përcaktojë nëse ka qenë vajza e saj. Po në atë kohë në të njëjtin vend Tatiana ka parë një varkë të verdhë dhe pak metra më tutje një me ngjyrë të bardhë, shkruan TV Klan.
Sipas dëshmisë, varka e bardhë qëndroi në atë vend, kurse e verdha u largua. Tatiana nuk ka fiksuar se sa njerëz ndodheshin në këto dy varka, por sqaron se ato kryenin transport turistësh. Duke mos e parë ende vajzën Tatiana ka vendosur të dalë në bregun e ishullit. Ka kërkuar me sy vajzën e shqetësuar, por nuk e ka parë. Duke kqyrur majtas-djathtas, ka parë që diçka po ndodhte në det pikërisht në vendin ku pa njërin që ngriti dorë. Aty ishin dy varka një e policisë e ngjyrë e errët dhe një e bardhë.
Ka notuar drejt tyre dhe kur është ndodhur në një distancë rreth 10 metra larg tyre, ka parë që po nxirrnin një person nga uji. Kur u është afruar më shumë ajo ka njohur se personi që nxorrën nga uji të pajetë ishte vajza e saj, pasi e njohu nga këmba. Tatiana ka hipur fillimisht tek mjeti i policisë ku kishin hipur edhe trupin e pajetë të vajzës së saj. Por më është larguar nga aty duke e hipur tek varka tjetër. Por më pas e larguan nga ai mjet dhe e hipën tek varka tjetër me ngjyrë të bardhë që ndodhej atje. (B.H/Shuplaka)