Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se nuk ka ofruar zgjidhje por vetëm bisedime për Kosovën.
Ai tha se nisma e tij për dialogun e brendshëm rreth Kosovës është një iniciativë që çdo njeri serioz dhe i përgjegjshëm do të duhej ndërmarrë.
Sipas tij, shumë njerëz në Serbi koncentrohen në atë se çka i pëlqen më së shumti popullit, “e jo në ato gjëra që na nevojiten”, raportojnë mediat serbe, transmeton Klan Kosova.
Kreu i shtetit serb poashtu ka deklaruar se sot nuk do të kishin financa të qëndrueshme, Ligj të Punës, ekonomi stabile, po të kishte bërë ai “vetëm atë që i pëlqen njerëzve”. (B.H/Shuplaka)