Një shqiptar në Itali u arrestua pak ditë më parë nga policia italiane në banesën e tij, në Brindizi në rrugën “Apia”. Ai u arrestua pas një kontrolli në bazën e të dhënave ku policia zbuloi se shqiptari ishte pa dokumenta.
Ndërsa në orët e para të mengjesit rreth orës 02:30 ai mundi t’u ik nga duart policisë teksa bëhej e mundur dërgimi i tij për në burg.
Ndërkohë shqiptari arriti t’i largohej policëve, duke u larguar në një rrugicë të errët. Policia menjëherë lajmëroi në qendër për incidentin, për të filluar kërkimet. Policia ka fokusuar vëmendjen kryesisht në portet dhe qytetet kufitare.
(S.SH/Shuplaka)