19:55 | 17/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shpërthimi i ujërave të zeza në “Myslym Shyri”, Fuga: Problemi u zgjidh brenda natës, por ku janë investimet në Tiranë

17:55 | 28/07/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Artan Fuga: Pluralizmi politik ëndërr e parealizuar

Mbrëmjen e kaluar akademiku i njohur Artan Fuga,denoncoi rastin e shpërthimit të ujërave të zeza në të rruga “Him Kolli”, pranë Myslym Shyrit.

Ndërkohë sot, vetëm pak çaste më parë ai bën me dije se problemi është zgjidhur ndërsa shton se komuniteti i banorëve të prekur, falenderojnë punëtorët që prishën gjumin e tyre për të ta zgjidhur situatën brenda natës.

Mirëpo Fuga sjell ndërmend se Tirana ka nevojë ende për shumë investime, ndërsa shton se Tirana nuk është sheshi qëndror i saj. Fuga shprehet se punët e mëdha kërkojnë kohë dhe sjell ndërmend premtimet për tramvaj në kryeqytet.

REAGIMI I PLOTË I FUGËS

Brenda natës bashkia e Tiranës e vuri gjendjen në kontroll në rrugën Him Kolli që lidh rrugën e Kavajës dhe atë Myslym Shyri. Diagnostikoi defektin, dhe nisi punimet duke mos kursyer edhe mjetet e rënda. Komuniteti falenderon puntorët gjithashtu që sakrifikuan gjumin e tyre dhe ndërhynë me profesionalizëm.

Një qytet si Tirana sigurisht ka nevojë edhe për fasadën e vet sepse është kryeqytet i vendit. Por, Tirana nuk është sheshi qendror i saj, ca rrugë të Tiranës së re, nuk është Tirana brenda unazës së vogël të qytetit.

Aty rrinë efendikojtë. Sepse ata të lartit, që kanë përgjegjësinë dhe që duhet të ndanin fatin me ne qytetarët kanë iku andej larg qytetit. Tutje nga kodrat e Yzberishtit ta zemë.

Sepse dihet që hapësira urbane është vendi i përplasjeve të mëdha që duhen ekuilibruar.

Turistët dhe pushtetarët ndofta kanë nevojë për bulevarde dhe sheshe për mitingje dhe parakalime, kurse ne kemi nevojë për parkime pranë pallateve, për trotuare, për rregullime rrugicash, etj.

Tirana ka nevojë për vitrinat e të pasurve, por edhe për stacione autobuzash për fat të keq të shekullit të kaluar për qytetarin këmbësor. Për autobuza me kondicionerë, po, po, për tramwain që u tha dhe mbeti një iluzion dhe zhgënjim i madh.

Duam gjëra që investimet i thithin në mënyrë të qendrueshme, jo ndreq sot e prish nesër. Ka nevojë Tirana për investime kapitale që nuk përputhen me parimin “një punë e kryer cdo ditë”. Eshtë e rrezikshme kjo metodë nëse kuptohet dhe zbatohet shtrembër. Punët e mëdha kërkojnë kohë. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: artan fugamyslym shyr
Pas

Shkarkimet e drejtorëve të LSI, shpërthen Vasili: Hakmarrje provinciale

Para

Ajri i kondicionuar? Disa këshilla si mund të mbrohemi

Para
Ajri i kondicionuar? Disa këshilla si mund të mbrohemi

Ajri i kondicionuar? Disa këshilla si mund të mbrohemi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hasani mikpret Zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian të Moldavisë: Bashkëpunim për integrimin

Gara e fortë në Lezhë! Kontestohet një votë, PS pretendon se është e pavlefshme, por…

“Shqipëria e ka vendin në BE”, Macron falënderon Ramën për mikpritjen: Franca ju mbështet në këtë rrugëtim!

Sot, finalja e Eurovizion, “Zjerm” pritet të ndezë skenën, Suedia favorite për të fituar

Numërimi i votave të diasporës nga Greqia, përfundon procesi për disa nga qytetet

Lufta në Ukrainë/ Trump do të zhvillojë bisedë telefonike me Putin dhe Zelensky

Nën dyshimin për spiunazh, kush janë 3 iranianët që dalin para gjykatës së Londrës

Vota e diasporës, dalin 50 vota më shumë në kutitë e fundit, Tabaku i ankohet Celibashit

Lavrov dhe Rubio në bisedë telefonike, diskutojnë rezultatet e bisedimeve në Turqi

Marrëveshje mes Rusisë e Ukrainës? Ja çfarë u propozon Vuçiç palëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.