Gjykata e Sarandës, ka dhënë masën e dënimit “arrest me burg”, për Ronaldo Shehun, Xhonatan Muçon dhe Thanas Hodon, tre personat e dyshuar Premtim Bega i cili njëlloj me tre agresorët e tij, banonte në Borsh.
Përpara gjykatës, tre të dyshuarit nuk kanë pranuar të thonë asnjë fjalë lidhur me ngjarjen. Heshtje, është e vetmja mënyrë për ta përshkruar dëshminë e tyre.
Mbi tre të arrestuarit rëndon akuza për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose me shume personave” e kryer në bashkëpunim.
Kujtojmë se katër personat e lartpërmendur, kanë debatuar me njëri-tjetrin me fjalë mirëpo më pas konflikti ka degjeneruar në përdorimin e mjeteve të forta kundër njëri-tjetrit.
Të katërt mbetën të plagosur pas sherrit, mirëpo vetëm njëri prej tyre nuk arriti dot t’u mbijetonte plagëve, Premtim Bega. (D.D/Shuplaka)