00:41 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Veliaj e kallëzoi penalisht pse protestoi, aktivistja: Të akuzosh një GRUA SHTATZËNË për dhunë ndaj policisë, është si të akuzosh lepurin për dhunë ndaj ujkut

23:28 | 28/07/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Veliaj e kallëzoi penalisht pse protestoi, aktivistja: Të akuzosh një GRUA SHTATZËNË për dhunë ndaj policisë, është si të akuzosh lepurin për dhunë ndaj ujkut

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ka dërguar për ndjekje penale organizuesit e protestës së së dy ditëve më parë.

Midis të kallëzuarve penalisht është edhe aktivistja Rezearta Çaushaj, e cila është shtatzënë. Çaushaj shprehet mjaft e habitur nga reagimi i Bashkisë, në një kohë kur protestuesit kërkonin të mbonin të drejtat e tyre. Ata thjesht kundërshtonin rritjen e çmimit të ujit të pijshëm.

“Por unë nuk jam vetëm shtatëzanë. Sot mësova që ky konglomerati kaotik social, që ne për konvencion e quajmë “shteti ynë”, më ka quajtur kriminele. Sepse dola dhe protestova kundër rritjes së çmimit të ujit. Sepse dola dhe bërtita kundër grabitjes që Veliaj po iu bën mijra familjeve në Tiranë duke iu rritur çmimin e ujit.

Është sa për të qeshur, aq edhe për të qarë. 
Për të qeshur, sepse të akuzosh një grua shtatzanë për dhunë ndaj policisë, është si të akuzosh lepurin për dhunë ndaj ujkut.

Është për të qarë, sepse dëshpërohem sa herë mendoj se ku do të më duhet të rris fëmijën tim. 
Ku po shkojmë? E kemi lënë veten dhe vendin në dorë të hajdutëve që as nuk mendojnë asnjë sekondë për asgjë tjetër përveçse si të përfitojnë për veten e tyre, për xhepin e tyre. Në dorë të përdhunuesve politikë që pasi të dhunojnë, nuk të lënë as të nxjerrësh ofshamën e dhimbjes.”, shkruan Çaushaj.

Kujtojmë se vendimi për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm u mor 2 ditë më parë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, me 25 votat e këshilltarëve të PS-së, 3 të PDIU-së, 2 të LSI-së dhe 1 të FRD-së.

REAGIMI I PLOTË I ÇAUSHAJT

Unë, kriminelja!
________________________
Njoftim i Drejtorisë së Policisë.

Më datë 27.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit Rezarta Vesi Çaushaj, Andi Bardhyl Tepelena dhe Besjan Sevo Pesha, të datëlindjes 16.06.1990, 12.02.1972 e 09.08.1980, banues në Tiranë, me arsim 12 e 16 klasë, sepse më datë 26.07.2017, ora 18:05, përpara Bashkisë Tiranë, kanë organizuar pa leje, një protestë kundër rritjes së çmimit të ujit, duke e nxitur turmën për veprime të dhunshme. 
Neni 262 i K.P. Nr. Unik 201707270061.
_________________________

Unë jam Rezearta Çaushaj. Pas pak muajsh do të bëhem nënë për herë të parë dhe jam e ngazëlluar (nuk ish kjo menyra se si doja ta shpallja). 
Fëmija i parë është një pikë thyerje në jetë. Është momenti kur ti kupton që tashmë jeta jote nuk të përket më ty, por atij. Çdo vendim apo veprim që nga ky moment e tutje, nuk i bën më për veten tënde, por për atë.
Është një ndjesi e bukur…

Por unë nuk jam vetëm shtatëzanë. Sot mësova që ky konglomerati kaotik social, që ne për konvencion e quajmë “shteti ynë”, më ka quajtur kriminele. Sepse dola dhe protestova kundër rritjes së çmimit të ujit. Sepse dola dhe bërtita kundër grabitjes që Veliaj po iu bën mijra familjeve në Tiranë duke iu rritur çmimin e ujit.

Është sa për të qeshur, aq edhe për të qarë. 
Për të qeshur, sepse të akuzosh një grua shtatzanë për dhunë ndaj policisë, është si të akuzosh lepurin për dhunë ndaj ujkut.

Është për të qarë, sepse dëshpërohem sa herë mendoj se ku do të më duhet të rris fëmijën tim. 
Ku po shkojmë? E kemi lënë veten dhe vendin në dorë të hajdutëve që as nuk mendojnë asnjë sekondë për asgjë tjetër përveçse si të përfitojnë për veten e tyre, për xhepin e tyre. Në dorë të përdhunuesve politikë që pasi të dhunojnë, nuk të lënë as të nxjerrësh ofshamën e dhimbjes.
E kemi lënë në dorë të Lali €rit dhe lali €rëve që të rrjepin ditën dhe të vrasin natën. Rrit çmimin e ujit, iu vjedh lekët njerëzve, dhe që t’i shkojë deri në fund aktit të përdhunimit, i merr dhe i fut në burg ata që ankohen.

Kjo më dëshpëron pa masë.

Unë gjithmonë kam protestuar kur e kam parë të padrejtën që ngre krye. Dhe do të vazhdoj ta bëj. Çështja është se e vetme, apo thjesht me disa qindra në shesh nuk kam për të arritur ndonjë gjë të madhe.
Duhet ta kuptojmë të gjithë. Mushka jonë drutë i do të tilla. Dhjetra mijëra në shesh. Vetëm kështu mund të ndryshojmë diçka. Dhe duhet të ndryshojmë diçka, përpara se gjithçka të kthehet në e pandrysheshme më. 
Përpara se të gjithë të ikin dhe i fundit të mbylli dritat. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Rezearta Caushaj
Pas

4 shenjat që tregojnë se mëlçia juaj është e tejmbushur me toksina dhe parazitë

Para

Ushtarët maqedonas nga nesër në stërvitje me ushtarët amerikanë

Para
Ushtarët maqedonas nga nesër në stërvitje me ushtarët amerikanë

Ushtarët maqedonas nga nesër në stërvitje me ushtarët amerikanë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zelensky njofton për fazën e tretë të shkëmbimit të të burgosurve

Rrëmbehet shqiptari në Athinë/Kush është djali i biznesmenit që u torturua për 5 orë

Danimarka rrit moshën e daljes në pension, më e larta në Evropë

Këshilli i Evropës refuzon presionin politik mbi GJEDNJ-në në përgjigje të Melonit

9 nga 10 fëmijët e një mjeku vriten në sulmet e fundit të Izraelit në Gaza

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, bëhet baba për herë të katërt

Katastrofë natyrore në Australi, përmbytjet shkaktojnë 5 të vdekur! Kryeministri Albanese: E tmerrshme humbja e jetëve!

Ulqinakët presin që miliarderi arab Mohamed Alabar të tërhiqet zyrtarisht nga marrëveshja për plazhet

Francë/ ‘Blackout’ në Kanë, ‘sharrohen’ shtyllat e energjisë elektrike! Ngjarja ditën e fundit të Festivalit të Filmit, prokurori: Ishte sabotim!

Rama ndan foton fituese të konkursit ‘Wanderlust in Albania 2’: Promovim i vlerave tona kombëtare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.