Policia e Tiranës ka referuar materialet në Prokurorinë e Tiranës për nxitje të turmës për dhunë jo vetëm për aktivisten Rezearta Caushaj që është shtatzënë por edhe për Andi Tepelenën dhe Besjan Peshën, të dy aktivistë shumë të njohur.
Krejtësisht paqësore, por me sa duket policisë i është dukur e dhunshme. Nuk dihet se si do të veprojë prokuroria, por Tepelena shkruan publikisht:
”Unë, krimineli!
________________________
Njoftim i Drejtorisë së Policisë.
Më datë 27.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit Rezarta Vesi Caushaj, Andi Bardhyl Tepelena dhe Besjan Sevo Pesha, të datëlindjes 16.06.1990, 12.02.1972 e 09.08.1980, banues në Tiranë, me arsim 12 e 16 klasë, sepse më datë 26.07.2017, ora 18:05, përpara Bashkisë Tiranë, kanë organizuar pa leje, një protestë kundër rritjes së çmimit të ujit, duke e nxitur turmën për veprime të dhunshme.
Neni 262 i K.P. Nr. Unik 201707270061.
_________________________
Unë jam Andi Tepelena. Qytetar i angazhuar në mbrojtje të interesit publik. Nga mediat u informova se unë, sëbashku me dy aktivistët e tjerë te cituar ne letren e policise, paskam nxitur akte dhune në protestën kundër rritjes së çmimit të ujit. Kjo nuk eshte për të qeshur, por per tu shkulur gazi….Së pari sqaroj opinionin publik se në atë protestë legjitime, të organizuar me leje, jo pa leje sic pretendon policia, jo vetem nuk ka patur nxitje dhune, por nuk ka lëvizur as miza.. Dhe kjo është lehtësisht e verifikueshme pasi disponohen xhirime në çdo cep të hapësires ku u zhvillua protesta që dëshmojnë tërësisht të kundërtën.. Së dyti, kredo ime morale-intelektuale eshte pikerisht shprehja e famshme e Gandit, “mospërdorimi i dhunës është neni i parë i besimit tim”. Së treti unë dhe dy aktivistët e tjerë morëm pjesë me vullnet të lirë, si të gjithë qytetarët e tjerë, pas një thirrje publike ne rrjetet sociale, dhe është e kotë që segmente të caktuara të policisë së shtetit, me urdhër nga lart, përpiqen djallëzisht të përdorin metodat e ish- sigurimit te shtetit, për të trembur jo ne, por qytetare të lire te revoltuar nga ngritja e pajustifikuar e cmimit.
Qytetari i angazhuar Andi Tepelena, qe ne rinine e tij 16 vjec, nuk i ka duruar padrejtesite e regjimit diktatorial. Ka bere agjitacion- propagande kunder diktatures qe persekutonte pupullin e vet, ka vendosur trakte kunder regjimit ne rrugen Barrikada ne moshen 16 vjec, ka nxitur bashke-moshataret dhe ka ikur se bashku me familjen e vet me 2 Korrik 90′ me Ambasaden Italiane ne moshen 18 vjec per nje jete me mire dhe me dinjitet. Ka studjuar ne nje nga kater Universitet me te mira te Europes, ate te Venecias, per Ekonomi dhe Menaxhim Arti dhe Kulture. Ka organizuar me dhjetra aktivitete artistike ne Itali duke i dhene dinjitet imazhit te Shqiperise dhe shqiptareve. Me dashurine per vendin e vet, eshte kthyer ne Shqiperi ne 2017-n, dhe prej atehere ka qene dhe vazhdon te jete teresisht i angazhuar ne promovimin e artit dhe trashegimise kulturore Shqiptare nepermjet aktiviteteve te formatit perendimor. Eshte aktivist i shoqerise civile, i angazhuar ne prostestat kunder Importit te Plehrave, ne betejen kunder betonizimit te parkut, ne betejn kunder ndertimeve te diga, ka protestuar kunder heceve ne lumin Vjose, ka protesuar kunder Nenit famekeq 449, dhe do vazhdoje te angazhohet me te njejten pasion dhe perkushtim ne kauza qe mbrojne interesin publik.
Per ta mbyllur, ky status eshte shume i qete, pasi vjen nga bindja ime e thelle, qe “drejtesia do te rrjedhe si gurra” (Martin Luther King), por per spurdhjaket e pushtetit qe po deformojne demokracine tone te brishte, hajdutet e parave publike, te cilet intimidojne qytetaret dhe shoqerine civile, per të na kthyer si ne kohen e qofte- largut, pas ketij statusi jane te paralajmeruar: Ta dine mire qe liria e fjales dhe e drejta per te protestuar kunder padrejtesive te mafies politike-ekonomike, do te kumboje ne cdo rruge e ne cdo shesh te Tiranes dhe Shqiperise!
Me respekt,
Qytetari i angazhuar, Andi Tepelena” (V.G/Shuplaka)