19:34 | 25/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pse Buzhala mendon që dasma e Orindës dhe Turjanit ishte dasma më e mirë që ka marrë pjesë

13:51 | 29/07/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pse Buzhala mendon që dasma e Orindës dhe Turjanit ishte dasma më e mirë që ka marrë pjesë

Berat Buzhala, analisti nga Kosova ka qenë i ftuar në dasmën e Orinda Hutës dhe Turjan Hyskës. Ndryshe nga shumë të tjerë që kanë preferuar ta urojnë çiftin e famshëm me foto apo ndonjë postim të shkurtër, Buzhala ka zgjedhur t’i falenderojë e urojë ata me një koment të gjatë, ku shpjegon se kjo ka qenë dasma më e mirë që ka marrë pjesë ndonjëherë në jetë.

Pse?

Ndiqeni rrëfimin e tij shkruar dje:

”Dasma e mbramshme e Turjanit dhe Orindes ka qene, sipas te gjitha gjasave, ma e mira qe kam marre pjese ndonjehere ne jete. Pike.

Nuk eshte puna te shpenzimet e bera, sa te lehtesia, rrjedhshmeria dhe eleganca e komplet ngjarjes. Me shume se sa dasem, cfare jemi mesuar ti shohim dhe te marrim pjese, dukej nje ngjarje e arrire kulturore.

Pastaj cifti, arriten ta kalonin statusin e tyre tradicional dhe historik, jo me histeri dhe teprime, por duke u shnderruar ne pjesen me argetuese dhe sharmante te ngjarjes.

Artistet qe performuan, kenduan, te udhehequr nga Aurela Gace, e te shoqeruar edhe nga Ardit Gjebrea, Redon Makashi, Aleksander Gjoka, Kozma Dushin, ishin cdo gje qe une kisha dashur te degjoj, e edhe shoh, ne nje dasem shqiptare.

Dasma u zhvillua ne nje ambient te hapur, duke e relativizuar muziken e larte. E njejta muzike, po te ishte leshuar ne salle te mbyllur, do te na pamundesonte te degjonim ne menyre normale edhe per disa dite te tjera. Kjo gje as qe u vrejt.

Per dallim prej nesh, ne Shqiperi spektri i kangeve eshte shume ma i gjane.

Na ne Kosove kulminacionin e delirit e arrime me “Do t’i kallim fitilat”, ose “Ma ke belin per 8 milion kollana”, kurse ne dasmen e mbremshme kalohej me valle nga nje zone gjeografike e Shqiperise, ne nje zone tjeter. Secila kange, e secila valle, ma e mire se e tjetra. Meqe shumica e mysafireve ishin nga bota e muzikes, kultures, ishte kenaqesi edhe me i pa kah kercejne. Une nuk di hiç me kcy, ama kenaqna me i pa te tjeret qe vallezojne bukur.

Per ushqimin e servuar nuk kam ndonje koment. Nuk jam kushedi se cfare degustatori. Ajo cfare e pashe ishte se nuk na hudhej mish si derrave ne tavoline, siç rendom ndodh te na, por ajo qe servohej ishte fantastike.

Me nje fjale, ciftit, e familjeve te tyre, iu uroj martesen.” (V.G/SHUPLAKA)

Etiketa: Berat BuzhaladasmaOrinda hutaturjan hyska
Pas

“Ballisti”, reagon Berisha: I burgosuri politik numër i Ballkanit, viktimë e takimit kokë më kokë Rama Vuçiç

Para

Sezonin turistik, 1500 masa administrative për shkelje dhe 100 leje drejtimi të pezulluara

Para
Sezonin turistik, 1500 masa administrative për shkelje dhe 100 leje drejtimi të pezulluara

Sezonin turistik, 1500 masa administrative për shkelje dhe 100 leje drejtimi të pezulluara

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tarifat tregtare me BE-në, Ursula von der Leyen dhe Donald Trump takohen të dielën në Skoci

Të dielën zgjedhjet në Venezuelë/ Maduro bën thirrje për votim masiv, por opozita e quan atë një farsë

“Italia nuk është gati të njohë Palestinën”, Tajani: Jemi për paqen, jo për fitoren e njërës palë mbi tjetrën

“Nuk ka rëndësi ajo që thotë ai”, Trump hedh poshtë planin e Macron për ta njohur Palestinën si shtet

Pësoi djegie në trup gjatë shuarjes së zjarrit në Senicë, niset me helikopter drejt Tiranës shefi i komisariatit të Delvinës

Gjykata franceze anulon urdhërarrestin ndaj ish-udhëheqësit sirian, Bashar al-Assad

Rama publikon pamjet nga Kepi i Rodonit: Rikthejmë hapësirat për pushuesit, garantojmë akses të barabartë dhe kushte dinjitoze

Lejet e ndërtimit në brezin bregdetar dhe jashtë tij do të miratohen nga KKT

VIDEO/ Situatë alarmante nga zjarret në Delvinë, nis evakuimi i banorëve në tre fshatra

Kosovë/ Fundi i afatit të dhënë nga Kushtetuesja, Ambasadorët kërkojnë Kuvend e Qeveri të re

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.