Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka publikuar klipin e saj më të ri me titull “Si të jem mirë”. Kjo këngë është një bashkëpunim me Irkenc Hykën.
Mirëpo pak pas publikimit, kënga është fshirë nga “Youtube” dhe fansat janë shprehur mjaft të shqetësuar që nuk po gjenin dot këngën.
Vetë Xhensila ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke kërkuar falje për situatën. Ajo ka sqaruar se kënga është fshirë për shkak të një defekti në “Youtube”, por që do ripublikohet sërish në orën 18:00.
Tanimë kënga është ripublikuar dhe publiku mund ta gjejë atë në çdo moment në kanalin e “Youtube”.
“I dashur publik i imi, ndjese per problemin teknik me kengen. Faleminderit perzemersisht per vemendjen, vleresimin dhe mbeshtetjen. Ju bej me dije se duke filluar qe tani mundet ta ndiqni kengen ne kanalin tim me you tube. Ta gezojme te gjithe ❤️ #sitejemmire”, shkruan xhensila.
“Si të jem mirë” është një këngë me ritme verore për t’iu përshtatur sezonit që padyshim se do të pëlqehet nga fansat e dy këngëtarëve. Irkenc Hyka e ka bërë muzikën e kësaj kënge, me tekst të Petro Xhori. Miksimi dhe masterizimi është bërë nga Jojo i Unix Production. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2528″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]https://www.youtube.com/watch?v=oMR4ka9TzIo