10:38 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dalin përgjimet që nxorën zbuluar gjyqtaren Andrea: Mos zë emra, ai na e uli 10

20:40 | 29/07/2017
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Akuzat për korrupsion, Gjyqtarja Majlinda Andrea nuk do të rikthehet në detyrë

Një ditë më parë, Gjykata e Lartë zbardhi arsyetimin e vendimit gjyqësor të dënimit me 4 vjet burg për anëtaren e pezulluar të kësaj Gjykate, Majlinda Andrean.

Sipas Kolegjit Penal, Majlinda Andrea ka konsumuar elementët e veprës penale të “korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, Prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.

Përmes disa bisedave telefonike, “Panorama” shkruan se gjykata vërtetoi se të pandehurit Petraq dhe Majlinda, ishin kushërinj të dytë.

Në përgjimin e datës 24 qershor 2016 mes tyre komunikohet:

Petraqi: Hiç asgjë fare, as nuk më ka marrë as ashtu… nuk e di si e qysh e do vijë. Nuk po e marr vesh fare, më tha më prit, më prit, po të marr vetë në telefon e kaq.

Ilia: Mos është e nevojshme të vete unë një herë lart vetë…?

Petraqi: Po jo ore vëlla se e bezdis, unë merrem me njerëzit e mi atje, thashë një mendje me gocën e xhaxhait, t’i veja te shpija, por më duket si. N.q.s të ka thënë kshu është kot tha…

ÇËSHTJA PER PRONEN

Është vërtetuar në gjykim se, çështja civile me objekt “Përcaktimi i kufijve për sipërfaqen 40 ha e ndodhur në Ksamil”, ishte regjistruar ne Gjykatën e Lartë që më datë 21.11.2014 dhe do shqyrtohej nga një Kolegj në përbërje të të cilit ishte dhe e pandehura Majlinda Andrea.

Në përgjimin e datës 6 korrik, mes Ilia Çabirit dhe Petraq Dashit thuhet:

Petraqi: E mo Ylli?

Petraqi: Atij mikut i çova fjalë me të atin me një fjalë.

Ilia: Po?

Petraqi: Edhe tha është akoma në ashu, tha po e shikojmë, tha mos ki merak. Kjo ishte përgjigja.

Ilia: Mos ki merak? Kaq?

Më 10 Korrik 2016, në orën 18:35, i pandehuri Petraq Dashi ka marrë në telefon të pandehurin Ilia Çabiri dhe më pas, në orën 18:39, ka marrë në telefon të pandehurën Eleni Lino.

Petraqi: Unë fola me një fjalë direkt me mikun…

Ilia: Po?

Petraqi: Mos ta zëmë emrin.

Ilia: Mos zë emra, jo, jo, iç, vazhdo.

Petraqi: Ashtu tani që sa folëm bashkë ne në mëngjes, un kontaktova edhe me mesazh.

Ilia: Po.

Petraqi: Tani që nga mëngjesi deri tani që un i thash propozimet dhe më tha, Petraq, ai nuk pranon as me toka as me gjë, i do të thata. Në rregull?

Ilia: Po.

Petraqi: Dhe e vetmja gjë që na bëri ai ne është që nga 60 e çoj 50. Dakort? Ktë po ta them ty, do marr dhe Lenicen, do t’ia them dhe asaj tani, sepse për ne është gjë e madhe që e uli 10 (D.D/Shuplaka)

Etiketa: majlinda andrea
Pas

Deputetja e PD-së: Miliona euro vidhen ndërsa Kryeministri bën show me administratën

Para

Tifozët vijojnë marshimin kundër ekstradimit të Ismail Morinës, FOTOT nga protesta

Para
Tifozët vijojnë marshimin kundër ekstradimit të Ismail Morinës, FOTOT nga protesta

Tifozët vijojnë marshimin kundër ekstradimit të Ismail Morinës, FOTOT nga protesta

Discussion about this post

 



Të Fundit

Lufta në prag/ ‘Moska mund të sulmojë Evropën’, alarmi i SHBA-së trondit NATO-n

“S’po lënë gur pa lëvizur për të përdhosur Shqipërinë”, Spiropali tone të forta ndaj opozitës: “Misionarët” duan të përdhosin reputacionin e tokës tonë!

“Eurodeputetët mbështetën mbylljen e negociatave në 2027”, Spiropali: Raporti i PE konfirmoi se Shqipëria mbetet një histori suksesi dhe shembull në rajon

“Kapet rrjeti i drogës në Fier: Dy vëllezër në pranga, njëri përpiqet të arratiset përmes arave”

Lajmi I Fundit/ Punonjësi i Gardës së Republikës gjendet i pajetë në garazhin e banesës në Tiranë

Të drejtat e punëtorëve në rënie, Shqipëria mes vendeve që kufizojnë të drejtën për grevë. Ja si renditet Europa

Deklarimi i të ardhurave personale/ Të dypunësuarit paguan 17.3 mln euro tatime shtesë në 2024

Identifikohen 3 autorë vjedhjesh në banesa dhe në lokale, arrestohen 2 prej tyre, tjetri në kërkim

Vijon ngërçi institucional në Kosovë, sot tentativa e 27 për konstituimin e Kuvendit

Sot seancë plenare/ Nga bashkëpunimi me BE për doganat te projektligji për bashkëpunimin mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë me Ukrainën, çfarë pritet të diskutohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.